Flash

Përmbytjet në Itali/ Shkrimtari shqiptar rrëfen situatën e rëndë në Reggio Emilia

Lapsi.al 23 May 2023
Përmbytjet në Itali/  Shkrimtari shqiptar rrëfen situatën e

Reggio Emilia në Itali, një nga zonat më të fuqishme ekonomike të vendit është përmbytur duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe 14 humbje jetësh. 36 mijë persona janë evakuuar ndërsa të tjerë ndodhen të izoluar në shtëpitë e tyre.

Në mesin e këtyre të fundit gjendet edhe shkrimtari Ismet Mehmeti, i cili në një lidhje “Skype” me “Rudina” në Tv Klan përshkruan situatën e vështirë të rajonit dhe mungesën e ushqimeve.

‘Ravenna është provinca më e prekur në Emilia Romagna për shkak të këtij përqendrimi të madh të reshjeve në 2-3 ditë që krijoi një tejngopje të lumenjve. Ravenna ka 6 lumenj rreth e rrotull, 2 nga të cilët u tejmbushën dhe u zbrazën rreth provincës. Duke përjashtuar vetëm qendrën e qytetit ku ndodhem unë, ku jemi të mbyllur në shtëpi brenda, e gjithë provinca përreth, zona industriale rreth e rrotull është përmbytur. Sot një nga miqtë e mi më tha se rreth 3000 makina janë përmbytur, janë zhdukur dhe nuk dihet se ku janë, përveç dëmeve të mëdha që foli gazetarja me të drejtë sepse gjithë Emilia Romagna është një zonë që është dëmtuar jashtëzakonisht.

E vetmja që nuk është prekur është qendra e qytetit sepse kjo qendër e ndërtuar rreth viteve 1500 me 4 hyrje kryesore është më e ngritur se pjesa tjetër dhe ka një sistem drenazhimi shumë të lartë. Gjithë pjesa tjetër, siç u pa në pamjet që paraqitët, është vërtet alarmante. Dje këtu ishte edhe kryeministrja jonë Giorgia Meloni dhe unë pata rastin që ta kem pranë makinës ku kalova, veshur me ato çizmet e gjata, gjithnjë pranë njerëzve, është shumë dinamike në punën e saj. Kjo është situata për të ardhur keq, por gjëra që ndodhin.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Moti gjatë ditës së sotme do të jetë me kthjellime dhe shtim të vranësirave të pasuara nga reshje shiu dhe rrebeshe lokale në mesdite dhe pasdite. Temperaturat ...

07:49

Greqia “zgjohet” me tërmet, ja magnituta

Një tërmet me magnitudë 3.8 Rihter ka goditur Greqinë mëngjesin e sotëm rreth orës 06:17. Epiqendra e tërmetit u regjistrua në zonën detare, në Lakoninë jugo...

08:11

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI