Flash

KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve edhe në 13 bashki të tjera

Lapsi.al 23 May 2023
KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve edhe në 13 bashki të tjera

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin e zgjedhjeve vendore të 14 majit për kryebashkiakë të rinj të zgjedhur dhe anëtarët e këshillave bashkiakë në 13 bashki të tjera.

Nëpërmjet seancës të zhvilluar në KQZ, kryekomisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit për kryebashkiakë dhe anëtarë të këshillave bashkiakë në bashkitë: Lezhë, Libohovë, Fushë-Arrëz, Vorë, Divjakë, Poliçan, Skrapar, Pustec, Këlcyrë, Tepelenë, Sarandë, Delvinë e Konispol.

Deri më tani, është certifikuar rezultati për kryebashkiakë dhe këshilltarë vendor në 23 prej bashkive të vendit. Ndërkohë opozita, ka kontestuar rezultatin në disa prej këtyre bashkive, duke dorëzuar 12 kërkesa ankimore. Në Durrës, Tiranë, Kamëz, Pukë dhe Lezhë koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ka kërkuar rinumërimin e votave për anetaret e keshillit bashkiak.

Ndërsa në Belsh e Kuçove koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ka kërkuar rinumërimin e votave për kryebashkiakë duke pretenduar për shkelje të bëra gjatë procesit të numërimit dhe ndikim të paligjshëm nga PS ndaj zgjedhësve në 14 maj.

Të këshilluara

KAS merr vendime për Dibrën dhe Memaliajn

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shyqrtoi sot kërkesën ankimore të Partisë Lëvizja e Legalitetit për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në dy qendra vot...

19:09

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI