Flash

Ekzekutimi i Arjan Gosës/ Makina e përdorur në krim nuk ishte në pronësi të autorit

Lapsi.al 23 May 2023
Ekzekutimi i Arjan Gosës/ Makina e përdorur në krim nuk ishte

Habib Rexha e kishte organizuar me detaje vrasjen e 48-vjeçarit Arjan Gosa. Ky detaj bie në sy pasi Policia e Kavajës ka mësuar se automjeti që 31-vjeçari, i cili është ende në kërkim, ka përdorur ditën e ngjarjes ka qenë i sapoblerë. Makina tip "Volksvagen" rezultoi të ishte në pronësi të një qytetari tjetër ende dhe jo në emër të Rexhës.

Pronari i ligjshëm i mjetit u shoqërua në komisariat ku ka deklaruar se makinën ia kishte shitur Rexhës, por të dy ende nuk kishin bërë një kontratë noteriale për të kaluar edhe pronësinë e mjetit. Ndërkohë që ende nuk dihet nëse Rexha ka pasur ndonjë bashkëpunëtor në ngjarjen e tij.

Vrasja ndodhi pasditen e djeshme në një lokal në Kavajë, ku Habib Rexha vrau me një plumb në ballë 48-vjeçarin Arian Gosa, i cili ishte duke pirë kafe me babanë e tij. Habibi është vëllai i Altin Rexhës, viktimë e vrasjes me dy viktima në 29 mars 2023. Konflikti banal i fundmarsit pati dy viktima Edmond alias Armand Gosa dhe Altin alias Sali Rexha. Një sherr banal për "pse më sheh ashtu" nga ana e Edmond Gosës acaroi Altin Rexhën. Ky i fundit mori një thikë dhe e plagosi. Në këtë moment, Gosa u përgjigj me armë duke e lënë të vdekur. Gosa janë një mbiemër i "fortë" në Kavajë. Por edhe pse ngjarja ka 2 muaj që ka ndodhur, Policia nuk arriti dot të shmangë hakmarrjen mes dy fiseve.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI