Flash

Djemtë e Shakira-s, pjesë e videoklipit të saj muzikor

Lapsi.al 23 May 2023
Djemtë e Shakira-s, pjesë e videoklipit të saj muzikor

Videoklipi më i ri muzikor i Shakira-s ka dy të ftuar shumë të veçantë- djemtë e saj, Sasha, 7 vjeç dhe Milan, 9 vjeç.

Këngëtarja e "Hips Don't Lie" postoi  së fundmi një pjesë të shkurtër të videos së saj të re muzikore në Instagram. Videoja fillon me Shakira duke kënduar në piano dhe dalëngadalë fillon të fokusohet në fotot e dy djemve të saj. Më pas , Sasha fillon të këndojë dhe të luajë në piano, i ulur pranë nënës së tij.

“Këtë vit, Milan ka shkruar këngë që më kanë përlotur nga emocionet dhe Sasha ka kaluar orë të tëra në piano, duke gjetur zërin e tij”, ka shkruar artistja. “Të dy kanë qenë pranë meje në studio dhe pasi dëgjuan këtë këngë kushtuar atyre më kërkuan të merrja pjesë”.  "Milan dhe Sasha, është shumë bukur të shohësh se si ndiqni ëndrrat tuaja! Nuk ka asgjë që më bën më të përmbushur sesa të jem nëna juaj." Shakira ndan dy djemtë me Gerard Pique.

Edhe pse dyshja u ndanë në qershor 2022, ajo u shpreh se po bën gjithçka që mundet për të "fshehur" situatën nga fëmijët e saj. “Përpiqem ta bëj dhe t’i mbroj, sepse ky është misioni im numër një në jetë”, tha këngëtarja më parë për ELLE.

 

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori i "Thor"

Aktori Ray Stevenson, i cili portretizoi personazhin Volstagg në Thor ka ndërruar jetë. Lajmi u konfirmua nga përfaqësuesi i tij për E! News. Ndërsa detaje t...

15:07

Jeff Bezos fejohet me Lauren Sanchez

Jeff Bezos dhe e dashura e tij, Lauren Sanchez, po shkojnë drejt martesës! ET mësoi të hënën se çifti është fejuar pas katër vitesh lidhje. Kreu i Amazon dhe...

14:28

Koha ideale për të bashkëjetuar

Të gjithë kanë mendime të ndryshme kur bëhet fjalë për t’u shpërngulur me partnerin tuaj. Disa njerëz thonë se duhet pritur të paktën një vit, para se të mendoh...

12:25

Gigi Hadid një pengesë për DiCaprio

Dashuria dhe lidhjet e Leonardo Di Caprio-s janë shpesh në titujt kryesorë të lajmeve, por zakonisht ndodh sepse ai ka një të dashur që është shumë më e re se a...

10:53

Shitet kitarja e Kurt Cobain

Një pjesë e historisë së Kurt Cobain shkoi për para të mëdha gjatë fundjavës, kur kitara elektrike Fender Stratocaster u shit për gati 600,000 dollarë në ankand...

17:48

Olta dhe Luizi do të jenë burrë e grua

Marrëdhënia e tyre në “Big Brother VIP” ishte dashuri-urrejtje, por një gjë është e sigurt: kimia nuk mungonte. Po flasim për Luizin dhe Oltën që krijuan një...

17:05

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI