Flash

Përmbytjet në Itali/ Meloni: Kemi gati 100 milionë eurot e para për rajonin e Emilia Romagna

Lapsi.al 22 May 2023
Përmbytjet në Itali/ Meloni: Kemi gati 100 milionë eurot e para

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni braktisi punimet e samitit të G7 në Japoni për t'u kthyer në krye të detyrës në Romë. Rajoni i Emilia-Romanga-s po përjeton një krizë humanitare pas përmbytjeve që vijojnë prej një jave. Menjëherë pas rikthimit të Melonit, qeveria ka ndërmarrë hapin e parë për të përballur dëmet. Mësohet se janë akorduar 100 milionë euro për zonat e goditura rëndë nga vërshimet e ujit.

“Pas të gjitha takimeve dhe inspektimeve, ne kemi shumë besim. Ne kemi një marrëveshje me qeverinë. Ka njerëz që kanë humbur gjithçka, do të kemi nevojë për rimbursime 100%“, tha dje guvernatori i Emilia-Romagna, Stefano Bonaçini, teksa përshëndeste Giorgia Meloni në kthimin e saj në Romë.

Harta e programit për këto investime është gati. 10 milionë do të shkojnë për dëmet e përmbytjeve të para më 4 maji dhe pas përmbytjeve të reja, do të pasojnë menjëherë 20 milionë të tjera.  për të cilat do të japë nesër ‘OK’ Këshilli i Ministrave, siç Meloni njoftoi nga Ravenna.

Në realitet, dekreti për fondin e ndihmës do të përfshijë gjithsej 100 milionë dhe do të ndahet në dy faza.

“Masat e para”, – shpjegoi Meloni – “do të shërbejnë për emergjencën dhe për të përjashtuar kompanitë dhe qytetarët nga pagesa e taksave. Moratoriumi i taksave dhe kontributeve, po flasim për ngrirjen deri më 31 dhjetor të pagesave të taksave. Dhe pezullimi do të ketë të bëjë edhe me detyrimet dhe proceset e korporatave. Pastaj do të punojmë për kompensimin dhe rindërtimin. E gjithë kjo sipas hartës së bashkive të prekura (e ashtuquajtura “zona e kuqe”) dhe vlerësimi i dëmit”, tha kryeministrja italiane.

Fondi gjithashtu do të përfshijë rikthimin në normalitet të rrugëve provinciale, shkollave komunale dhe ndihma për bujqësinë. Pavarësisht se është e konsiderueshme, shuma duket e pamjaftueshme dhe sipas Qarkut do të nevojiten mbi një miliardë euro, ndaj teknikët e Ministrisë së Ekonomisë janë duke punuar për të gjetur zgjidhje nëpërmjet shfrytëzimit maksimal të buxhetit dhe ndihmave nga BE-ja.

Të këshilluara

Samiti i G7, Zelensky mbërrin në Japoni

Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka konfirmuar se ka mbërritur në Hiroshima të Japonisë për takime të rëndësishme, teksa shton se paqja do të afrohet sot. Megj...

09:27

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI