Flash

Nga aleatë të SHBA-së në të pandehur/ Pse Uashingtoni e mbështeti Gjykatën Speciale për Kosovën

Uashingtoni ndërtoi një marrëdhënie të ngushtë me udhëheqjen e UÇK-së në Kosovë, duke bërë që shumë prej figurave të saj të besonin se mbështetja politike amerikane do t’i mbronte në fund nga Dhomat e Specializuara. Por në botën e realpolitikës, miqësitë ndërkombëtare rrallë janë pa kushte, pasi kur interesat strategjike ndryshojnë, partneri i domosdoshëm i së djeshmes mund të bëhet i pandehuri i sotëm.

22:59 Fron Nahzi

Parashikimi i motit: Kohë e paqëndrueshme, por temperatura të larta

Lapsi.al 22 May 2023
Parashikimi i motit: Kohë e paqëndrueshme, por temperatura të

Këtë të hënë, moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe rrebeshe lokale. Në mesditë do të ketë intervale të shkurtra me kthjellime përgjatë shtrirjes perëndimore. Kjo do të sjellë vranësira dhe shira të dobët te gjithe zonën malore. Gjatë orëve të vona të mbrëmjes pritet shtim i intensitetit të shirave në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 29°C.Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të vijojë të mbizotërohet në orët e paradites nga vranësira dhe shira të dobet dhe te izoluar. Ndërsa, duke ju afruar orëve të pasdites dhe mbrëmjes pritet shtim i vranesirave dhe shirave në pjesën më të madhe të Kosovës, ku do te kete rrebeshe dhe stuhi të forta ere, më të dendura shirat do të paraqiten në zonat veriperëndimore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë te tyre në të dy vlerat ekstremale ditore.

Maqedonia e Veriut

Edhe gjatë të hënës, Republika e MV, do të jetë nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm në pothuajse gjithë territorin ku vranësirat do të jenë dominante deri pasdite kur priten shtim i tyre duke rrezikuar rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të MV. Orët e mbrëmjes dhe nata sjellin intensifikim te reshjeve te shiut në të gjithë territorin e Repubikes se MV.

Europa

Si pasojë e aktivizimit të një qendre ciklonare përkatësisht në veri në Europës me ndikim deri në qendër të kontinentit do të sjelle vranësira dhe reshje të dendura shiu në Skandinavi si edhe në të gjithë Europën Qëndrore. Po ashtu; Brigjet e detit të zi dhe brigjet e Egjeut do të dominohen nga stuhi ere dhe rrebeshe afat – shkurtra shiu ndërsa nën dominimin e motit të qëndrueshëm Ku kthjellimet do të jenë prezente paraqiten ishujt Britanikë përgjatë gjithë 24-orëshit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI