Flash

Këlliçi: Basha e ka mbyllur me PD-në, Alibeaj dëmtoi opozitën

Lapsi.al 22 May 2023
Këlliçi: Basha e ka mbyllur me PD-në, Alibeaj dëmtoi

Belind Këlliçi, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Tiranë më 14 Maj thotë se Enkelejd Alibeaj u ka bërë dëm demokratëve dhe PD-së me qëndrimet e tij.

“Ka disa emra që janë një vijë e kuqe. Unë nuk fola për një bashkim me zotin Alibeaj sepse zoti Alibeaj përveçse i ka bërë dëm me qëndrimet e tij demokratëve dhe PD-së, nuk i ka bërë asnjë shërbim” – tha Këlliçi në një intervistë në Klan News.

Lajmet se Lulzim Basha mund të kthehet në krye të PD-së i konsideron si gojëdhëna absurde dhe nuk e beson që do të ndodhë.

“Nuk e besoj. Mbetet në kuadrin e gojëdhënave. Nuk e besoj se kjo do të ndodhë. Nuk besoj se ka njeri me logjikë normale që mund të pranojë këtë tezë. Nuk e besoj, nuk dua ta besoj. Më duket absurde”, - tha Këlliçi.

Ai u shpreh se pas humbjes ka bërë një analizë të kutive të votimit në Tiranë. Sipas kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ai ka fituar në zonat ku është e vështirë që të blihet ose manipulohet vota.

“Më rezulton që kam fituar diku tek 96 kuti në qendra votimi në Tiranë. Mbi 90% e tyre, 86 prej tyre janë në qytet, brenda vijës së verdhë aty ku është më i vështirë manipulimi... Ajo që ka ndodhur, ka ndodhur në komuna, në fshat, ku në raste të caktuara, kryebashkiaku fitonte me 80% dhe ky është absurditet i madh duke ditur që nuk ka hedhur një lopatë çakëll në 8 vite”, - tha Këlliçi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI