Flash

E rëndë në Greqi/ 36-vjeçari vret gruan në sy të djalit dhe më pas vetëvritet

Lapsi.al 22 May 2023
E rëndë në Greqi/ 36-vjeçari vret gruan në sy të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Një 36-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri dhe ka vrarë sot bashkëshorten e tij 39-vjeçare në sy të fëmijës së tyre vetëm 8 vjeç.

Si pasojë e të shtënave, fëmija ka mbetur i plagosur në sy dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Hipokratit.

Pasi ka qëlluar të shoqen dhe djalin e tyre, autori më pas e ka kthyer tytën nga vetja dhe gjithashtu ka kryer vetëvrasje. Bëhet e ditur se familja ka një tjetër fëmijë, një vajzë 12-vjeçare, e cila në momentin e vrasjes nuk ndodhej në shtëpi, pasi e kishte kaluar natën në shtëpinë e gjyshes.

Trupi i pajetë i 36-vjeçares dhe i bashkëshortit të saj është pikasur nga tezja e 39-vjeçares, e cila më pas telefonoi me urgjencë Policinë e Shtetit. Ndërkohë që ende nuk dihen arsyet se përse ndodhi ngjarja e rëndë,shkruan media greke Protothema.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI