Flash

Bardh Spahia: E vërteta pse humbëm bashkinë e Shkodrës

Lapsi.al 22 May 2023
Bardh Spahia: E vërteta pse humbëm bashkinë e Shkodrës

Kryetari në detyrë i bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se humbja e opozitës erdhi edhe nga fakti se 14 maji ka qenë një proces zgjedhor i shkatërruar nga ndërhyrjet e strukturave të shtetit në koordinim të plotë me strukturat kriminale. Kjo sipas tij e bëri një operacion krejtësisht të pamundur fitoren e opozitës.

“Në po bëjmë analizën tonë. Se çfarë mund të kishim bërë ne më mirë edhe si kandidat edhe si koalicion, edhe si struktura, por ajo që mendoj është e qartë tashmë për këdo jo vetëm për shkodranët, se ky ka qenë një proces zgjedhor praktikisht i shkatërruar nga ndërhyrjet e strukturave të shtetit në koordinim të plotë me strukturat kriminale në territorin e bashkisë së Shkodrës, që e bëri një operacion krehtësisht të pamundur fitoren e opozitës në këto zgjedhje.

Pra ka qenë një katastrofë, një shkatërrim i plotë i procesit zgjedhor. Unë kam marrë pjesë në disa zgjedhje si lokale ashtu edhe parlamentare, por asnjëherë si këtë herë nuk kam parë të përfshirë shtetin si koordinator mes institucioneve të veta dhe krimit të organizuar. Çdo shkodran që e ka parë atë që ka ndodhur” – tha Spahia. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI