Flash

Artan Hoxha: Dy persona të arrestuar me kokainë në Tiranë, kandiduan në zgjedhje për Këshillin Bashkiak

Lapsi.al 22 May 2023
Artan Hoxha: Dy persona të arrestuar me kokainë në Tiranë,

Gazetari Artan Hoxha ka folur sot për ndërhyrje të krimit në zgjedhjet e 14 majit teksa zbuloi një episod konkret.

Hoxha deklaroi se para dy ditësh është goditur një grup kriminal që trafikonte kokainë në Tiranë ku nga 5 të arrestuarit, 2 prej tyre nga Saranda kanë qenë kandidatë për këshilltarë të Bashkisë Sarandë në zgjedhjet e 14 majit.

"Olsi Mylka dhe Shemsi Proba të cilët u kapën me 2.3 kilogramë kokainë ishin pjesë e listës së një force politike që garonte në Sarandë, e cilë megjithatë fitoi 2 vende në Këshillin Bashkiak të Sarandës".

Bëhet fjalë për partinë Aleanca Arbnore Kombëtare, e cila ka marrë 992 vota dhe ka fituar 2 mandate në Këshillin Bashkiak të Sarandë.

Gjatë operacionit "Kodra e Diellit" u sekuestruan 2 kg e 300 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 3 automjete, si dhe 4 aparate celulare.

Dy persona e përmendur nga Hoxha ishin pjesë e një grupi që në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në sasi të mëdha, dhe më pas e shisnin atë rreth 30 mijë euro kg, në vende të ndryshme në Tiranë.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI