Flash

Zbulohen detaje rreth gjendjes shëndetësore të Enrique Iglesias

Lapsi.al 21 May 2023
Zbulohen detaje rreth gjendjes shëndetësore të Enrique Iglesias

Enrique Iglesias u detyrua të anulojë një performancë në festivalin muzikor Tecate Emblema në Mexico City.

Artisti lëshoi një deklaratë duke shpjeguar se vuante nga pneumonia dhe se mjekët i kishin kërkuar që të ishte në regjim absolut në shtrat. “Unë kam pneumoni dhe mjekët më kanë këshilluar të pushoj absolutisht dhe të mos hipi në avion”, shkroi Enrique. “Sinqerisht jam i trishtuar që do anuloj këtë shfaqje në një vend që më ka dhënë kaq shumë. Shpresoj të shërohem shpejt dhe të jem në gjendje të rikthehem me ju në formë më të mirë shumë shpejt. ërkoj falje një mijë herë dhe u dërgoj një përqafim të madh të gjithë fansave të mi”.

Ndërkohë  nëna e tij, Isabel Preysle ka folur së fundmi për shëndetin e këngëtarit duke përditësuar fansat. " U frikësuam, por për fat ai është në shtëpi tani”, tha Preysler për gazetarin Carlos Perez Gimeno. “Djali im është shumë i përgjegjshëm dhe ishte një zhgënjim i madh për të që duhej të anulonte koncertin sepse është një profesionist i madh”. Fatmirësisht është duke u rikuperuar edhe pse është ende në shtrat dhe të shpresojmë që pas disa ditësh t’i rikthehet aktivitetit profesional”.

Pavarësisht ndërprerjes së Enrique Iglesias, artisti ka rilançuar videon për këngën e tij të njohur 'Hero', videoja e së cilës ai luajti me Jennifer Love Hewitt dhe ku  shfaqej Mickey Rourke./Lapsi.al

Të këshilluara

Rezidenca e re e Beyonce dhe Jay -Z

Beyonce dhe Jay-Z thuhet se kanë paguar së fundmi  200 milionë dollarë për një kompleks  në Malibu. Sipas TMZ, çifti pagoi për shtëpinë 30,000 metra katrorë ...

10:52

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI