Flash

Nga aleatë të SHBA-së në të pandehur/ Pse Uashingtoni e mbështeti Gjykatën Speciale për Kosovën

Uashingtoni ndërtoi një marrëdhënie të ngushtë me udhëheqjen e UÇK-së në Kosovë, duke bërë që shumë prej figurave të saj të besonin se mbështetja politike amerikane do t’i mbronte në fund nga Dhomat e Specializuara. Por në botën e realpolitikës, miqësitë ndërkombëtare rrallë janë pa kushte, pasi kur interesat strategjike ndryshojnë, partneri i domosdoshëm i së djeshmes mund të bëhet i pandehuri i sotëm.

22:59 Fron Nahzi

Vrasja në Kavajë/ Kush është Habib Rexha që u hakmor për vëllain

Lapsi.al 21 May 2023
Vrasja në Kavajë/ Kush është Habib Rexha që u hakmor

Personi që shihni në foton më lart është Habib Rexha. 31-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohet si autor i vrasjes së Arian Gosës pasditen e së dielës në Kavajë. Sipas policisë Rexha shkoi në lokalin ku Ariani po pinte kafe me babain e tij dhe e qëlloi me plumb në kokë duke i marrë jetën në vend.

Më pas Rexha u largua nga vendi i ngjarjes në këmbë. Motivi pse 31-vjeçari ka ndërmarrë këtë akt të rëndë është hakmarrja. Dy muaj më parë, vëllai i Gosës dhe vëllai i tij u konfliktuan me njëri-tjetrin në mes të Kavajës dhe të dy mbetën të vrarë.

Armand Gosa u konfliktua me Altin Rexhën ku të dy humbën jetën, njëri i qëlluar me armë dhe tjetri me thikë. Pas një sherri për motive banale, Gosa qëlloi me thikë 43-vjeçarin Altin Rexha me origjinë nga Kukësi ndërsa ky i fundit iu përgjigj duke e qëlluar me një pistoletë që mbante me vete.

Kavajë: Vritet me armë zjarri në lokal Arian Gosa, vëllai i Edmond Gosës -  Tv Klan

Si pasojë e plagëve të marra, të dy personat e përfshirë në konflikt, ndërruan jetë në spital. Ata u zunë për një konflikt me motive krejt banale, se përse kishin parë shtrembër njëri-tjetrin.

Por edhe pse ngjarja u mbyll me 2 viktima nga të duja palët, 31-vjeçari Habib Rexha ka vendosur të hakmerret edhe më shumë duke vrarë edhe vëllain e Armand Gosës. Policia ka vënë një shpërblim prej 10 mijë eurosh për të gjithë ata që japin informacione të vlefshme që do të çonin në kapjen e të riut.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur pika kontrolli ndërsa vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit. Janë sekuestruar kamerat e sigurisë dhe gjithashtu janë shoqëruar persona që kanë qenë dëshmitarë okularë të ngjarjes. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI