Flash

Nga aleatë të SHBA-së në të pandehur/ Pse Uashingtoni e mbështeti Gjykatën Speciale për Kosovën

Uashingtoni ndërtoi një marrëdhënie të ngushtë me udhëheqjen e UÇK-së në Kosovë, duke bërë që shumë prej figurave të saj të besonin se mbështetja politike amerikane do t’i mbronte në fund nga Dhomat e Specializuara. Por në botën e realpolitikës, miqësitë ndërkombëtare rrallë janë pa kushte, pasi kur interesat strategjike ndryshojnë, partneri i domosdoshëm i së djeshmes mund të bëhet i pandehuri i sotëm.

22:59 Fron Nahzi

Video/ Rama nuk ndalet me degjenerimin e "Mamica" Spiropalit

Lapsi.al 21 May 2023
Video/ Rama nuk ndalet me degjenerimin e "Mamica" Spiropalit

Pas Shkodrës edhe Tirana. Edi Rama nuk resht së degjeneruari në publik, Elisa Spiropalin të cilës tani i drejtohet më shumë me emrin e motrës së heroit kombëtar sesa me të sajin. Gjatë bisedës në Podcast me Benet Becin, ai i tha kryebashkiakut të sapozgjedhur të Shkodrës. "Ne nuk jemi takuar pas fitores tënde, me përjashtim të atyre pak çasteve kur erdhe me Mamicën në PS".

Një ditë më parë në turin e falënderimeve që nisi nga Shkodra, kryeministri Rama, sapo mori fjalën, tregoi se kishte pasur disa diskutime me Mamicën. 

Lexo me tej:

The Guardian: Kullat si monumente nacionalisto-korruptive të Tiranës 

Natyrisht shefit i pëlqen ky krahasim që e ka pasur për zemër edhe Enver Hoxha. Jo më kot gazeta londineze “The Guardian” shkruante pak kohë më parë që Rama ka urdhëruar edhe projektimin e njërës prej kullave të qendrës me formën e portretit të ngjashëm me të tijin dhe të Skënderbeut.

[video width="640" height="368" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/05/RAMA-MAMICA.mp4"][/video]

Ndërkohë salla e dehur u duk se nuk e kuptoi nëntekstin dhe kjo e shtyu shefin të lëshojë një ofshamë… “oh ju e njihni si Elisa…”.

Shpesh herë Edi Rama është tallur me reagimin publik ndaj Elisa Sporopalit, e cila në zgjedhjet e vitit 2017 e krahasoi shefin e saj me Skënderbeun. Por, ndonëse me e ironi ai e quan në publik Mamica, krahasimi me heroin kombëtar nuk është se nuk i ka pëlqyer. Dhe kjo jo vetëm sepse pas këtij servilizmi ai e bëri Elisën ministre.

Por edhe sepse regjia televizive e porositur e PS, shepesh e vendos atë në plan paralel me Gjergj Kastriotin (foto lart). Kjo është parë shumë qartë në aktivitete ku këshilltarët medatikë të kryeminisrit kujdesen të transmetojnë plane ku portreti i Skënderbeut qëndron pas kokës së kryeministrit. Pra, përmes këtij raporti gati incestuoz, ku i pari se heq nga goja të dytën, Rama e mban gjallë fabulën e etiketimit si Skënderbe në kuriz të Mamicës që nuk përton ta ironiojë sa herë i jepet rasti.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Vdes një shqiptar në aksident në Itali

Një shqiptar ka vdekur në një aksident trafiku në Itali. Ngjarja tragjike ka ndodhur më 19 maj në Castelnuovo di Bergonovo në Itali. Mediat italiane rapor...

11:20

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI