Flash

Ronaldinho, pjesë e videklipit të Bad Bunny

Lapsi.al 21 May 2023
Ronaldinho, pjesë e videklipit të Bad Bunny

Ronaldinho ishte në qendër të vëmendjes pasi u shfaq në videoklipin e ri të Bad Bunny 'Where She Goes'.

Këngëtari ka shfaqur premierë videoklipin e tij të ri të enjten, 18 maj 2023 dhe nxjerr në pah pjesëmarrjen e futbollistit Ronaldinho. Videoja tashmë ka më shumë se tre milionë shikime në YouTube. Benito Antonio Martinez është sportdashës dhe për të ka qenë nder të bashkëpunojë me Ronaldinho. Bad Bunny është parë së fundmi në ndeshjen gjysmëfinale të Konferencës NBA mes Los Angeles Lakers dhe Golden State Warriors.

"Muzika ka qenë gjithmonë pjesë e jetës sime. E kam trashëguar nga familja ime. Dhe gjithashtu ka ndikuar në stilin tim të të luajturit. Besoj se çdo këngë ka një ritëm, çdo këngë ka një zakon. Dhe të gjitha këto i hodha edhe në fushë. Për mua jeta pa muzikë është e pamundur dhe jam shumë i emocionuar ta ndaj në listën e Legends Spotify me fansat në mbarë botën, u shpreh Ronaldinho. Ai gjithashtu ka ndarë në llogarinë e tij zyrtare në Instagram dhe ka falënderuar këngëtarin që e ftoi të merrte pjesë në projekt./Lapsi.al

[embed]https://www.youtube.com/watch?v=bef8QLNHubw&pp=ygUQV2hlcmUgU2hlIEdvZXMnIA%3D%3D[/embed]

Të këshilluara

Rezidenca e re e Beyonce dhe Jay -Z

Beyonce dhe Jay-Z thuhet se kanë paguar së fundmi  200 milionë dollarë për një kompleks  në Malibu. Sipas TMZ, çifti pagoi për shtëpinë 30,000 metra katrorë ...

10:52

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI