Flash

Nga aleatë të SHBA-së në të pandehur/ Pse Uashingtoni e mbështeti Gjykatën Speciale për Kosovën

Uashingtoni ndërtoi një marrëdhënie të ngushtë me udhëheqjen e UÇK-së në Kosovë, duke bërë që shumë prej figurave të saj të besonin se mbështetja politike amerikane do t’i mbronte në fund nga Dhomat e Specializuara. Por në botën e realpolitikës, miqësitë ndërkombëtare rrallë janë pa kushte, pasi kur interesat strategjike ndryshojnë, partneri i domosdoshëm i së djeshmes mund të bëhet i pandehuri i sotëm.

22:59 Fron Nahzi

Dalin EXIT POLL për fituesin e zgjedhjeve në Greqi

Lapsi.al 21 May 2023
Dalin EXIT POLL për fituesin e zgjedhjeve në Greqi

Një fitore e qartë dhe e gjerë e Demokracisë së Re ndaj SYRIZA. Kjo është ajo që pasqyrohet në Exit Poll-et që u publikuan menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit në të gjithë Greqinë në orën 19.00 (orën lokale) të së dielës.

Një Exit Poll-i i përbashkët i miratuar nga të gjitha kompanitë e sondazheve dhe të gjitha stacionet televizive tregon se epërsia e Demokracia e Re e kryeministrit Mitsotakis ndaj SYRIZA-s mund të arrijë 11 pikë përqindje.

Sipas këtij exit poll-i të përbashkët, Demokracia e Re pritet të marrë nga 36% deri në 40%. SYRIZA po lëviz në nivele shumë më të ulëta nga 25% në 29% që me të dhënat e kësaj ore duket të jetë përqindja maksimale për partinë e Alexis Tsipras.

Ndërsa PASOK/Lëvizja për Ndryshim del si forcë e tretë me një përqindje nga 9.5% në 12.5% të votave. KKE pritet të mbledhë nga 6% në 8%.

“Zgjidhja greke” është regjistruar me norma nga 3.5% deri në 5.5%. “MeRA25” e ish-ministrit të financave Yanis Varoufakis llogaritet në 2.5% deri në 4.5% të elektoratit dhe pritet të hyjë edhe në Parlament.

exit-polla-eikona3

Nëse këto rezultate do të konfirmohen Demokracia e Re do të ketë deri në 125 vende në Parlamentin e ri me 300 anëtarë. SYRIZA nga ana e saj merr maksimumi 89 mandate ndërsa PASOK-u vendit të tretë e “përkthen” përqindjen në 36 mandate.

Për KKE mandatet do të jenë maksimumi 23 mandate, për “Zgjidhjen greke” 15 mandate, për MeRA25, nëse futet në Parlament merr 12 mandate dhe për Pleussi Eleftherias edhe nëse kalon pragun 3% merr 10 mandate. ©LAPSI.al

EDRS_NEO_2

exit-polla-eikona2

exit-polla-eikona

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI