Flash

Nga aleatë të SHBA-së në të pandehur/ Pse Uashingtoni e mbështeti Gjykatën Speciale për Kosovën

Uashingtoni ndërtoi një marrëdhënie të ngushtë me udhëheqjen e UÇK-së në Kosovë, duke bërë që shumë prej figurave të saj të besonin se mbështetja politike amerikane do t’i mbronte në fund nga Dhomat e Specializuara. Por në botën e realpolitikës, miqësitë ndërkombëtare rrallë janë pa kushte, pasi kur interesat strategjike ndryshojnë, partneri i domosdoshëm i së djeshmes mund të bëhet i pandehuri i sotëm.

22:59 Fron Nahzi

Ç’po ndodh me zgjedhjet në Greqi/ Fluks përpara mbylljes së kutive

Lapsi.al 21 May 2023
Ç’po ndodh me zgjedhjet në Greqi/ Fluks përpara mbylljes

Procesi zgjedhor në Greqi ka ecur pa probleme që prej orës 7.00 të mëngjesit të së dielës në të gjithë vendin. Qendrat mbyllen në orën 19.00 me orën lokale. Sipas informacioneve që japin mediat e vendit fqinj, deri në orën 16:30 pjesëmarrja ishte 48.76%. “Protothema” shkruan se pjesëmarrja ishte në rritja kur ka mbetur më pak se 30 minuta nga fundi i procesit zgjedhor.

Sipas të njëjtave informacioneve, pjesëmarrja mund të tejkalojë shifrat e zgjedhjeve të vitit 2019 ku pjesëmarrja ishte 57,78%. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Michalis Stavrianoudakis tha në një konferencë për mediat se “në orët e fundit ka pasur një rritje të pjesëmarrjes, që do të thotë se mund të kalojmë përqindjen e vitit 2019. Asnjë problem i veçantë nuk është raportuar askund deri në këtë moment” – tha zyrtari.

ekloges_mak

Sipas organizatorëve të zgjedhjeve rreth orës 20:30 të mbrëmjes do të bëhet vlerësimi i parë i rezultatit zgjedhor dhe deri në 22.00 ai do të përditësohet pasi do të jetë lexuar një përqindje e madhe e votave. Duke folur për ERT3, Stavrianoudakis tha se para orës 24.00 të mesnatës do të shpallen rezultatet dhe shpërndarja e mandateve në Parlamentin me 300 anëtarë. Në të gjitha qendrat e votimit do të ketë persona të përcaktuar që me tabletë do të hedhin rezultatet në kohë reale.

Sondazhet kanë favorizuar partinë “Demokracia e re” e kryeministrit Kiriakos Mitsotakis, por duket e vështirë që ai të ketë mundësi të krijojë i vetëm qeverinë. Në vend të dytë renditet Syriza e ish-kryeministrit, Alexis Tsipras. Nëse koalicionet do të dështojnë, në korrik në Greqi do të ketë sërish zgjedhje në një raund të dytë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI