Flash

Samiti i G7, Zelensky mbërrin në Japoni

Lapsi.al 20 May 2023
Samiti i G7, Zelensky mbërrin në Japoni

Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka konfirmuar se ka mbërritur në Hiroshima të Japonisë për takime të rëndësishme, teksa shton se paqja do të afrohet sot.

Megjithëse në samitin e G7-në Hiroshima po demonstrohet unitet, mbeten tema të debatueshme si marrëdhënia me Kinën dhe avionët luftarakë për Ukrainën. Presidenti Zelensky merr pjesë në samitin e G7-s.

Sipas këshilltarit të sigurisë kombëtare të SHBA, Jake Sullivan, presidenti amerikan gëzohet për takimin kokë më kokë me presidentin Zelensky. Bisedimet zhvillohen edhe për koalicionin ndërkombëtar të avionëve luftarakë për Ukrainën. Zelensky udhëton për herë të parë në Japoni që nga fillimi i luftës. Japonia e mbështet luftën mbrojtëse të Ukrainës, por për shkak të një kushtetute pacifiste nuk dërgon armë në vend.

Edhe nga samiti i dytë të G7-s pas fillimit të luftës në Ukrainë del një sinjal i qartë solidariteti me Ukrainën. Kancelari gjerman, Olaf Scholz deklaroi të premten, se “ne kemi siguruar edhe një herë, që do t’i japim Ukrainës mbështetje për sa kohë të jetë e nevojshme – me mjete humanitare, me mjete financiare por edhe me furnizime me armë.” Ashtu si pritej, krerët e vendeve më të industrializuara bënë të ditur sanksione të reja kundër Rusisë.

Të këshilluara

Lufta në Ukrainë/ Sulme ajrore ruse në Kiev

Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, është goditur nga sulme ajrore ruse, për të nëntën herë këtë muaj. Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, si pasojë...

09:44

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI