Flash

Luizi, (anti) heroi i kohës sonë

Lapsi.al 20 May 2023
Luizi, (anti) heroi i kohës sonë

Disa pika të shkurtra pse Luizi është (anti)heroi i adhuruar i (frymës së) kohës sonë:

1. Veprimet e tij drejtohen vetëm nga interesi i ngushtë personal.

2. Qasja e tij është cinike mbi shoqërinë dhe çdo vlerë që tejkalon interesin e ngushtë personal.

3. Përdor dredhitë, intrigat dhe makinacionet për arritjen e qëllimeve personale, pa e vrarë shumë mendjen mbi pasojat për të tjerët.

4. Nuk përfaqëson një model të moralit dhe sakrificës për të mirën e përbashkët, por as nuk përsonifikon të keqen e kulluar. Antiheroi, edhe pse paraqet fillimisht një rebelim simbolik ndaj sistemit, me aktet e tij çon në fund thjesht te nënshtrimi ndaj sistemit të pushtetit ekonomiko-politik ku jeton, duke e legjitimuar dhe duke ia zgjatur edhe më shumë jetën këtij sistemi.

Luizi, “të dielën u martova, të hënën te rilindja shkova” 

5. Përfaqëson kulturën e përgjithshme dhe sipërfaqësore "pop", pa përmbajtje të thellë dhe pa asnjë synim emancipues.

6. Pasqyron një udhëtim të errët dhe amoral për pare, famë dhe lavdi, duke tërhequr njëkohësisht ndaj vetes adhurimin dhe përbuzjen.

7. Shërben si personazh që i mundëson njerëzve të ndihen të justifikuar dhe të falur për "mëkatet" që kryejnë, për mangësitë karakteriale, për mosdijen dhe për veprimet e tyre amorale. Antiheroi adhurohet, sepse nëse ai ia "del" (në kuptimin e ngushtë personal për të siguruar pare, famë e lavdi) me metodat e tij makiaveliste, atëherë edhe pjesëtarët e tjerë të shoqërisë janë të falur e të justifikuar për amoralitetin e veprimeve të tyre.

"Rroftë Luizi, poshtë shoqëria!"

Marre nga Facebook i autorit Boiken Abazi

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI