Flash

Luizi, "të dielën u martova, të hënën te rilindja shkova"

Lapsi.al 20 May 2023
Luizi, "të dielën u martova, të hënën te rilindja

Në komunizëm ka pasur një shprehje të cilën më pas shkodranët e shfrytëzuan si një burim të pashtershëm barcoletash: "Të dielën u martova, të hënën në punë shkova". Të njëjtën devizë regjimi i ri po e përdor ndaj Luizit të Big Brother të cilin nuk po e lë të shijojë as muajin e tij të mjaltit me Kiarën.

Ende pa dalë nga shtëpia e vëllait të madh, Erion Veliaj e përdori për fushatë duke u bërë kurorëzuesi live i martesës së çiftit, një javë përpara se të votohej për bashkinë e kryeqytetit.

Martesa e Luizit dhe Kiarës nga Erion Veliaj

Këtu u krijua paradoksi i parë: njeriu që po po vinte unazën në gisht në Tiranë, gjendjen civile e kishte në Shkodër dhe do të votonte aty për rilindjen. Pra Luiz Ejlli ishte planifikuar të përdorej njëkohësisht si trofe elektorale në dy qytete.

Kështu ndodhi realisht. Sapo u çlirua nga shtëpia ku hyri si beqar dhe doli çift, fituesi i BB u katapultua në fushatën e qytetit verior. Ai shkoi në fushatë në takim me të rinj një Shkodër nga u shpërnda një video dhe një foto ku Luizi mbështeste Benet Becin.

VIDEO/ Luiz Ejlli fushatë krah Benet Becit në mes të shkodranëve: Do t'ju ndihmojë me të gjitha mundësitë që ka - Shqiptarja.com

Ne fushate me Benet Becin

“Lart e më lart. Është njeri i mirë, më besoni se dhe juve do t’ju ndihmojë me të gjitha mundësitë që ka” tha ai në mitingun e rilindjes. Në instagramin e tij të super populluar, i njohuri si fans i Berishës, botoi edhe një foto përkrah kandidatit socialist.

 

Postim ne instagram me Becin

Sikurse ka rrëfyer vetë këngëtari nuk shpëtoi dot nga angazhimet me PS as ditën e zgjedhjevje në 14 maj. Ai ndodhej për një koncert në Gjakovë por u desh të vinte të votonte pro pushtetit. "Të shtunën isha për koncert deri në 3 30 të mëngjesit- ka rrëfyer vetë ai-. Deri në orën 5 00 zgjati seanca e fotove. Pastaj u nisa urgjent për në Shkodër. Erdha votova këtu dhe menjëherë mora makinën se të dielën kish sërish koncert në Gjakovë'.  Nuk kaluan as pak ditë nga mbyllja e zgjedhjeve dhe fituesin e Big Brother e njoftojnë se i duhet Edi Ramës për të regjistruar podcastin e përjavshëm së bashku me kryebashkiakun e sapozgjeddhur Benet Beci. "Kisha një angazhim tjetër por e anullova-tregoi ai gjatë bisedës me kryeministrin-. Dhe kur më pyeti ai që më priste i thashë: më beso se kam një gjë shumë më të rëndësishme".

Përmbysja e Shkodrës e rrëfyer përmes portretit të Benet Becit 

Natyrisht aty nuk qe ftuar për qokë, por për të përsëritur  mesazhin e parapërgatitur nga makineria propagandistike. Kush e ka dëgjuar bisedën e Ramës në turin e falenderimeve në Shkodër, në teatrin Migjeni, refreni i i fjalimit të tij ishte se qytetarët këtë herë nuk votuan me zemërn që e kanë nga PD-ja por me arsye dhe me mendje se PS do bëjë më mirë për qytetin. Pikërisht të njëjtën frazë të mësuar përmendësh përsërit edhe Luizi me gojën e tij, si diçka që i del spontanisht. Ky qe dhe titurlli që i vunë raportimit të podcastit mediat e rilindjes.

Opinion / Luizi, (anti) heroi i kohës sonë

Kur mbaroi Big Brothër, çiftit të sapomartuar iu tha se i kishin dhuruar pushime për në Antalia, Bodrum apo edhe Maldive. Deri tani Luizi është parë vetëm në aktivitetet e rilindjes. Dhe e bukura është se Rama e mbylli bisedën mes tyre me një fjali shumë ironike: "tani jetë të lumtur me bashkëshorten".

©Lapsi.al

 

 

 

 

Të këshilluara

Surpriza/ Beleri fiton Himarën nga burgu

Kandidati minoritar Fredi Beleri megjithese i arrestuar ka firuar bashkine e Himares. Ai qe 27 vota para kur pati mbetur dhe nje kuti me 150 vota per tu numerua...

10:15

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI