Flash

DW: Shqiptarët në Gjermani mund ta marrin më shpejt nënshtetësinë

Lapsi.al 20 May 2023
DW: Shqiptarët në Gjermani mund ta marrin më shpejt

Të huajt që jetojnë prej vitesh në Gjermani do të mund të marrin më shpejt pasaportën gjermane. Deri më tani ata duhet të prisnin tetë vjet për të marrë pasaportën, në të ardhmen do të mjaftojnë pesë.

Deutche Welle në shqip raporton se në një projektligj të koalicionit gjerman, thuhet, se dhënia më e shpejtë e nënshtetësisë do të ishte “një stimul për t’u integruar më shpejt”, sipas ZDF.

Sipas ministres së Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Nancy Faeser (SPD) është i mundur edhe një integrim më i shpejtë. Kush ka arritje të veçanta në integrim mund të marrë edhe pas tre vjetësh nënshtetësinë gjermane. Kjo vlen për ata që flasin shumë mirë gjuhën gjermane, arrijnë në punë rezultate të shkëlqyera apo angazhohen në punë vullnetare.

E mundur nënshtetësia e dyfishtë

Edhe nënshtetësia e dyfishtë është e mundur, sipas projektligjit. Fjala është për lejimin e disa nënshtetësive. “Shumë të ardhur në Gjermani, ndjehen gjermanë, por nuk duan ta ndërpresin plotësisht marrëdhënien me vendin e prejardhjes”, ka thënë Faeser. Në të ardhmen ata nuk do të jenë të detyruar të dorëzojnë një pjesë të identitetit të tyre.

Po ashtu fëmijët e lindur në Gjermani nga prindër të huaj do të marrin më lehtë nënshtetësinë gjermane. Kusht është që njëri nga prindërit të ketë jetuar të paktën pesë vite në Gjermani. Deri më tani ky kusht ishte tetë vite.

Politikani për çështjet e brendshme të CDU-së, Alexander Throm e kritikoi reformën e qeverisë, sepse me të “rritet rreziku, që të marrin nënshtetësi shumë shpejt personat që nuk janë të integruar sa duhet”. Një integrim pas tre ose pesë vjetësh është shumë i hershëm, ka thënë Throm. “Integrimi ka nevojë për kohën e vet.”

“Shenjë e mirë” – antisemitizmi është kriter përjashtues

Rregullat për integrim më të shpejtë përmes nënshtetësisë nuk do të vlejnë për ata persona që kanë rënë në sy për veprime antisemitiste. “Për të pasur siguri për këtë ne duam të forcojmë verifikimet dhe pyetje të sigurisë të personave që bëjnë kërkesë për nënshtetësi”, është shprehur drejtuesi grupit parlamentar të Partisë Liberale, FDP, Stephan Thomae për “ZDFheute”.

Kreu i Këshillit Qendror të Hebrenjve në Gjermani, Josef Schuster e mbështeti këtë rregullore. “E përshëndes shprehimisht”, tha ai. Një veprim antisemitist e ka penguar edhe më parë marrjen e nënshtetësisë, por që tani futet qartësisht në rregullore është një shenjë e mirë. E Majta kritikon, që me këtë presupozohet sikur antisemitizmi është i importuar. Atë e gjen thellë edhe në Gjermani, ka thënë një zëdhënës i Të Majtës.

FDP kishte kërkuar një ashpërsim të rregullave. Sipas Stephan Thomae duhet të pengohen nënshtetësitë që “çimentojnë marrjen e asistencave sociale”. Liberalët kërkojnë që të “marrin nënshtetësi ata persona që mund të sigurojnë vetë jetesën për veten dhe familjen e tyre.”

Rregulloret parashikojnë përjashtime për punëtorët e ftuar, “Gastarbeiter” dhe raste të veçanta vështirësie. Reforma e nënshtetësisë ka qenë e parashikuar në marrëveshjen e koalicionit. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme me ujdinë e arritur në qeveri fillojnë miratimet në landet gjermane.

Të këshilluara

Vuçiç: Nuk do të ketë Kosovë të pavarur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të premten në një takim të Partisë së tij Progresive Serbe (SNS) në Pançevë, afër Beogradit, se ka pritje që Se...

22:48

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI