Flash

Britania përplaset me Gjykatën Evropiane për të drejtat e emigrantëve

Lapsi.al 20 May 2023
Britania përplaset me Gjykatën Evropiane për të drejtat e

Britania këtë javë bëri thirrje për reformë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, pasi gjykatësit atje bllokuan fluturimet që transportonin azilkërkuesit nga Britania drejt Ruandës për përpunimin e dokumentave.

Ka pasur një rritje të shpejtë të numrit të emigrantëve që mbërrijnë me varka të vogla në brigjet e Britanisë dhe qeveria beson se politika e dërgimit të tyre në Ruandë do të dekurajojë shumë njerëz që të bëjnë udhëtimin e rrezikshëm. Shumë analistë thonë se aleatët evropianë të Britanisë nuk kanë prirjen të reformojnë gjykatën.

Autoritetet britanike kanë diktuar deri më tani këtë vit, gati shtatë mijë emigrantë që kalojnë Kanalin e Lamanshit me varka të vogla nga Franca. Totali për vitin 2022 i kaloi 45,000. Kryeministri britanik Rishi Sunak është zotuar vazhdimisht – siç është shprehur ai – “të ndalë varkat”.

Britania nënshkroi një marrëveshje me Kigalin vitin e kaluar, që do priste një numër të papërcaktuar emigrantësh që do të transportoheshin atje për përpunimin e dokumentave të azilit– pa të drejtë ankese. Sipas marrëveshjes, Britania tashmë i ka paguar Ruandës 150 milionë dollarë.

“Është qasje e re ambicioze, por besoj se është në përputhje me detyrimet tona ndërkombëtare”, tha kryeministri britanik Rishi Sunak.

Por gjyqtarët në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut nuk ishin dakort me këtë lëvizje. Ndërsa avioni i parë ishte gati të nisej për në Ruandë qershorin e kaluar, gjykata lëshoi atë që njihet si “Rregulli 39” – bllokimin e fluturimeve me arsyetimin se ato mund të shkelin Konventën e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut – nënshkruese e së cilës është edhe Britania. Këshilli i Evropës nuk është pjesë e Bashkimit Evropian.

Si përgjigje, qeveria britanike ka prezantuar një legjislacion të ri i cili do të anulonte vendimet e gjykatave evropiane. Projektligji po debatohet aktualisht në parlament. Në një takim të Këshillit të Evropës këtë javë, kryeministri Sunak tha se do të përpiqet të bindë partnerët evropianë që të reformojnë vetë gjykatën.

“Ne duam të sigurojmë që Gjykata Evropiane të sillet gjithmonë në një mënyrë të drejtë, efektive dhe transparente”, tha kryeministri Sunak.

Disa analistë thonë se Evropa nuk është e predispozuar për të negociuar me Britaninë pas daljes së vendit nga BE-ja.

Anëtarë të partisë Konservatore të zotit Sunak duan që Britania të largohet nga Këshilli i Evropës dhe konventa e tij për të drejtat e njeriut. Vendi i fundit që u largua nga organizata ishte Rusia, e dëbuar vitin e kaluar pas pushtimit të Ukrainës.

Pak më shumë se një e katërta e emigrantëve që mbërritën me varka të vogla në vitin 2022 ishin shqiptarë. Britania ka deportuar mbi një mijë prej tyre. Kryeministri shqiptar tha muajin e kaluar se Britania po përjetonte një ‘krizë nervore’ lidhur me migracionin/VOA

Të këshilluara

Samiti i G7, Zelensky mbërrin në Japoni

Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka konfirmuar se ka mbërritur në Hiroshima të Japonisë për takime të rëndësishme, teksa shton se paqja do të afrohet sot. Megj...

09:27

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI