Flash

Rama në Shkodër/ Reagon Bardh Spahia: U kthye pas masakrës në vendin e krimit

Lapsi.al 19 May 2023
Rama në Shkodër/ Reagon Bardh Spahia: U kthye pas masakrës

Kandidati i koalicionit "Bashkë fitojmë" në Shkodër Bardh Spahia e cilësoi një "show" të radhës turin e kryeministrit Edi Rama në këtë disa ditë pas fitores në zgjedhjet e 14 majit. Përmes një statusi në faqen e tij në Facebook, Spahia shprehet se si një kryeministër që vjen nga një familje e nomenklaturës komuniste, i vërsuli Shkodrës në 14 maj krimin, paratë e pista, administratën patronazhiste, policinë politike dhe çdo instrument tjetër për ta nënshtruar.

“Pas masakrës zgjedhore të 14 Majit, Edi Rama u rikthye në vendin e krimit. E bëri duke nisur nga një vend që kurrë nuk do të duhej të hynte brenda pa kërkuar më parë ndjesë. Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës nuk mund të jetë një hapësirë që kryeministri mund të dhurojë shoë-n e radhës në sytë e shkodranëve dhe shqiptarëve, pasi ai nuk e kupton peshën e rëndë që ka ai vend dhe ajo godinë.

Për shumë familje brenda asaj hapësire dëshmohen vuajtjet e torturat çnjerëzore që kaluan të afërmit e tyre, bij e bija të Shkodrës. Nuk ka si ta dijë një kryeministër që vjen nga një familje e nomenklaturës komuniste. E bën që Shkodrës t’ja dëshmojë në çdo kohë e në çdo formë urrejtjen patologjike që ka për të, pasi nuk ka të ngopur nga dhunimi që kërkon t’i bëjë qytetarisë shkodrane.

Me të njëjtat skema si paraardhësit e tij, Edi Rama në 14 Maj i vërsuli Shkodrës krimin, paratë e pista, administratën patronazhiste, policinë politike dhe çdo instrument tjetër për ta nënshtruar, duke i tjetërsuar vullnetin e lirë qytetarëve të saj. E sot me shfaqjen e tij në rrugët e Shkodrës, përmes të njëjtave forma presioni e dhunimi certifikon krimin elektoral që prodhoi vetëm 5 ditë më parë. Ai dhe shpura e tij harrojnë se Shkodra nuk i është nënshtruar asnjëherë të keqes dhe gjithmonë përballë saj ka dalë më e fortë”, - shkruan Spahia. /LAPSI.al

Të këshilluara

Berluskoni del pas 45 ditësh nga spitali

“Të dashur miq, sot, pas 45 ditësh të gjata, më në fund u ktheva në shtëpi dhe kthimi im ka ngrohur zemrat e familjes sonë të madhe”. Kështu nis mesazhi i kreut...

21:26

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI