Flash

Meridiani: E vërteta e mardhënies time me Luizin

Lapsi.al 19 May 2023
Meridiani: E vërteta e mardhënies time me Luizin

Pasi Luiz Ejlli u shpreh në intervistën e fundit se nuk e njeh Meridian Ramçajn dhe iu duk i papranueshëm fakti që Meridiani kishte përfituar vëmendje dhe ishte vetëshpallur menaxheri i tij, edhe ky i fundit ka folur.

I ftuar në “Vila 24” Meridiani ka pretenduar se dy djemtë njihen mirë pasi kanë qenë dikur shokë të ngushtë.

“Miqësi janë ata njerëz që u beson shumë dhe të besojnë shumë. Miqësia janë ata që të gjenden pranë. Por jo domosdo duhet të japësh diçka. Ka raste kur nuk ke mundësi të ndihmosh. Nuk është marrëdhënie interesi. Për aq kohë sa është interesi në mes për mua nuk është më miqësi. Shpesh e kanë interes material, përfitimi.

Nuk e kisha të lehtë të vija e ta thoja të vërtetën këtu. Më ka prekur intervista e fundit e tij ku tha se nuk më njeh. Nga 2011-2016 ne rrinim thuajse përditë me Jonin, Luizin. Dhe rrinim gjithë kohës bashkë. Madje shoqëria jonë ka qenë e ngushtë përsa kohë isha pjesë e mbrëmjeve të tyre, kemi qenë me pushime bashkë. Tregon sa njihemi. Ai mbase e ka harruar që unë kam ruajtur fotot. Kam qenë 5 ditë te shtëpia e tij në Paris me të fejuarën time. Në Tiranë kemi dalë gjithë kohës. Nuk e kuptoj pse e bëri këtë gjë. Nuk ndodh që një diplomat të hap derën e të presë dikë që nuk e njeh në shtëpi. Kemi festuar edhe ditëlindjen e Luizit bashkë.

Nuk kemi punuar asnjëherë bashkë. Thjesht kemi luajtur futboll, kemi qëndruar bashkë. Më bëri çudi kur tha se unë jam nga Kopliku e jo nga Shkodra. Unë nuk e kam kompleks. Ndryshe nga ai që e ka kompleks të thotë se është nga Dukagjini me origjinë. Nuk e di pse e tha si me përbuzje.

Shpesh ka thënë se miqtë e tij kanë përfituar. Tani i bie se unë jam mik dhe kam përfituar? Rrobat e para ia kam futur unë. Parfumet e para ia kam futur unë. Nuk e di kush e ka fryrë kaq shumë, por do i mësojë disa të vërteta më vonë.

Edhe për Jonin tha kemi dy vite pa folur. U shokuam të dy. Kjo nuk është e vërtetë. Është takuar me Jonin 3 ditë para se të hynte në Big Brother. E ka lënë në emër të Jonit kontratën që ka firmosur me Top Channel.

Mërzitesh për momentin, por nuk jam penduar për suportin. Edhe nëse kthehemi pas do kisha bërë të njëjtën gjë. Unë e kam mbështetur Luizin që në fillim dhe kam dalë duke bërtitur në momente të vështira, sepse askush nuk dilte të fliste për të. Nënën e Luizit nuk e njoh, kam folur në telefon gjatë. Kam këmbëngulur derisa e binda të shkruante një letër për Luizin. Edhe sikur mos të më njihte, thjesht për përkrahjen mund të thoshte dy fjalë. Kishim 4 vite pa u takuar fare. Raporti ynë u ndërpre natyrshëm. Siç ka pasur Luizi momente të vështira, edhe unë kam pasur momente të vështira. Por nuk i kam rënë telefonit të askutj për ndrihmë, ndryshe nga ai.

Nuk kam thënë në asnjë vend që jam menaxheri i tij. Le të vijë një person që ia kam thënë këtë. Kam thënë që kam menaxhuar Instagramin. Instagramin e tij e kam menaxhuar nga 26 dhjetori deri në momentin që publikova një foto me Kiarën dhe ajo u fshi. Aty hoqa dorë.

Ka dy javë që ka dalë dhe nuk ka takuar Jonin. Te After-party i Big Brother më takoi shumë normal, i tha dhe Kiarës të rrijë me ne. Unë nuk bëj foto për tu dukur para njerëzve. Joni e ka hequr nga Instagrami, sepse Luizi i detyrohet një shpjegim. Mua nuk më detyrohet asgjë, nuk kam përfituar asgjë nga ai. Më kërkoi Joni dhe Jurgena ndihmë. Nuk kam dashur të dalë publikisht. Kam dalë në një moment kur Shqipëria iu kthye kundër. Mora guximin të dalë në një moment kur asnjë nuk e donte. Thjesht most ë shtrembëronte një të vërtetë duke thënë se nuk më njeh. Flokët i kam lyer shumë më vonë se më kërkoi Joni dhe Mario. E kam bërë për Jonin se ma kërkoi me ngulm. Ose është fryrë. Ose i ka bërë dikush presion. Uroj dhe besoj se është kjo e dyta. Dikush më ka takuar dhe më ka bërë edhe mua presion.”- tha ai.

Të këshilluara

John Cena, pjesë e filmit "Barbie"

John Cena mund të shpjegojë se si përfundoi në kastin e Barbie. Ndërsa ishte në emisionin Today në fillim të kësaj jave për të promovuar Fast X, aktori  ndau hi...

16:42

Kur nis sezoni i dytë i Squid Game

Seriali “Squid Game” po rikthehet zyrtarisht në Netflix për sezonin e dytë. Sipas një mesazhi nga regjisori Hwang Dong-hyuk, sezoni i dytë do të shohë rikthimin...

15:44

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI