Flash

Gjithçka e planifikuar/ Skenari i rikthimit të Bashës në krye të PD-së së vulës

Lapsi.al 19 May 2023
Gjithçka e planifikuar/ Skenari i rikthimit të Bashës në

Lulzim Basha u rikthye këtë të premte mes deputetëve të Partisë Demokratike për t’i dhënë votën Gazment Bardhit si kryetar i grupit parlamentar. Rishfaqja e Bashës mes deputetëve të PD-së i jep fund tërheqjes njëvjeçare nga politika aktive, që nga Marsi i vitit 2022, kur humbi thellë zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki.

Ky kontakt i Bashës me deputetët e tij ndodh në një moment kur nisi të flitej për një skenar që e rikthen atë në krye të PD-në së vulës.

Enkelejd Alibeaj dha dorëheqjen nga posti i kryetarit “të komanduar”, ndërsa Berisha sapo ka marrë një goditje të fortë politike nga humbja e 14 Majit.

LEXO EDHE: Mungesa në fushatë/ Çfarë skenari pret Basha

Elektorati i PD-së e ka të qartë se sherri i brendshëm i ka konsumuar energjitë për të bërë opozitë. Të ndarë, janë më të dobët.

Situata e krijuar i shërben më së miri Lulzim Bashës. Por a e ishte e gjitha, pjesë e një plani të llogaritur nga Lulzim Basha?

Faktet në favor të këtij skenari, janë disa. Basha asnjëherë nuk e zyrtarizoi dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike. Tërheqja e tij ishte më shumë një pauzë, një ngrirje që mbante peng të gjithë partinë.

LEXO EDHE: Rama: Po të më dëgjonte mua, Luli do ishte ende kryetar i PD

Për këtë u ndihmua nga i gjithë grupi parlamentar.

Një vit më parë, kur zgjedhjet e 14 Majit ishin ende larg, madje ende nuk ishte caktuar data e votimeve, Enkelejd Alibeaj lexoi një deklaratë në emër të grupit parlamentar, që sot dëshmon për një plan të mirëmenduar rikthimi nga Lulzim Basha.

Grupi parlamentar i PD, tha Alibeaj vendosi që Partia Demokratike do hynte në zgjedhjet lokale, pa zhvilluar zgjedhjet e brendshme për kryetar.

Asokohe grupi vendosi “përgatitjen e kushteve të nevojshme në të gjitha strukturat drejtuese në qendër pas zgjedhjeve lokale” u shpreh Alibeaj.

Pra, megjithëse kishte një vit kohë, Lulzim Basha dhe deputetët e tij vendosën në Mars të vitit 2022, që zgjedhjet e brendshme në parti do të zhvilloheshin pas Majit të vitit 2023.

LEXO EDHE: Videoja / Të vërtetat e “takimit sekret’ Basha-Balla

Koordinimi tregon se Basha e kishte planifikuar lënien e opozitës edhe një herë si “tokë e djegur” për Edi Ramën, mbajtjen peng të logos dhe të vulës së PD-së dhe lënien e Berishës pa parti. Kjo i duhej për t’u rikthyer tani, në mesin e dëshpërimit të një opozite humbëse, ku prania e tij do të ishte po kaq e natyrshme.

Prandaj edhe rishfaqja mes deputetëve të PD-së paraditen e së premtes nuk ishte rastësi, por përforcon skenarin e rikthimit të Bashës në krye të PD-së, një post të cilin duket e pamundur t'ia heqësh./Lapsi.al

LEXO EDHE: Krahasimi i shifrave/ Sa bashki i dhanë Ramës votat e Alibeajt

Të këshilluara

Surpriza/ Beleri fiton Himarën nga burgu

Kandidati minoritar Fredi Beleri megjithese i arrestuar ka firuar bashkine e Himares. Ai qe 27 vota para kur pati mbetur dhe nje kuti me 150 vota per tu numerua...

10:15

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48