Flash

Ndryshimet e Ramës “rrezikojnë sterilizimin e SPAK”

Drafti i qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale pritet me shqetësim nga gjyqtarët dhe prokurorët vendas, të cilët theksojnë se procesi u mbajt sekret dhe rrezikon të pengojë hetimet anti-korrupsion.

23:19 Vladimir Karaj

“Fitorja u vendos nga vota e të burgosurve”/ “BF” konteston rezultatin për bashkitë Belsh dhe Rrogozhinë

Lapsi.al 19 May 2023
“Fitorja u vendos nga vota e të burgosurve”/ “BF”

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi nisi të enjten procesin e certifikimit të rezultateve për zgjedhjet vendore të 14 majit, duke miratuar tabelat përmbledhëse për kryetarët dhe këshillat bashkiakë për bashkitë Rrogozhinë dhe Belsh.

Koalicioni opozitar, “Bashkë Fitojmë” kontestoi pranë KQZ-së rezultatet për të dyja këto bashki ku fitorja e kandidatëve të Partisë Socialiste ka qenë e ngushtë.

Celibashi shpalli kryetar të ri të bashkisë Rrogozhinë Edison Memollën, bazuar mbi tabelat e çdo qendre numërimi, pasi KZAZ-ja nr.43 nuk kishte depozituar një tabelë përmbledhëse të rezultatit.

“KZAZ nuk e ka depozituar tabelën përmbledhëse, por kjo tabelë është plotësuar nga KQZ duke pasqyruar rezultatin e çdo kutie mbështetur në tabelat e çdo qendre votimi,” raportoi në mbledhje sekretari i përgjithshëm i KQZ-së, Ylli Merja.

Vendimi u kontestua nga Franci Nuri, përfaqësuesi ligjor i “Bashkë Fitojmë” në KQZ, i cili kërkoi që të vihen në dispozicion pamjet filmike të tavolinave të numërimit dhe vendimeve të marra nga komisionerët për lejimin e votimit të zgjedhësve.

“Kjo lidhet me votimin e të burgosurve,” theksoi ai, duke iu referuar përmbysjes së rezultatit në favor të kandidatit socialist të Rrogozhinës nga votat e qendrës së votimit, ku votuan të burgosurit. Diferenca mes Memollës dhe kandidatit opozitar, Shkëlqim Hoxha është vetëm 30 vota.

Edhe për bashkinë Belsh u shpall fitues kandidati socialist, Arif Tafani, i cili fitoi me një diferencë 130 vota plus kundrejt kandidatit opozitar Bedri Qypi. Opozita njoftoi se se do ta kontestonte edhe rezultatin e Belshit.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI