Flash

Tentoi të dilte nga vendi me pasaportë çeke të falsifikuar, pranga 46-vjeçares nga Irani

Lapsi.al 18 May 2023
Tentoi të dilte nga vendi me pasaportë çeke të

Një 46-vjeçare nga Irani është arrestuar në Rinas pasi tentoi të dilte nga vendi me pasaportë çeke të falsifikuar.

Gjatë kontrollit, kësaj shtetaseje iu gjet edhe një leje për qëndrim në Çeki, e cila gjithashtu rezultoi e falsifikuar. 2 dokumentet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të dilte nga Shqipëria, duke përdorur pasaportë çeke të falsifikuar, vihet në pranga 46-vjeçarja nga Irani. Sekuestrohen pasaporta dhe një dokument tjetër i falsifikuar që iu gjet kësaj shtetaseje. Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, bazuar në analizën e riskut, kanë intensifikuar kontrollet, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi. Si rezultat, është goditur një rast i tentativës për të dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke përdorur dokument fals.

Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasja iraniane L. B., 46 vjeçe, banuese në Teheran, Iran, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i leternjoftimeve, pasaportave ose i vizave”. Kjo shtetase ka paraqitur në sportelin e PKK Rinas, biletën e udhëtimit dhe një pasaportë çeke për të cilën punonjësi i Policisë Kufitare ka dyshuar se ishte e falsifikuar. Pas ekzaminimit në laboratorin e dokumenteve rezultoi se pasaporta ishte e falsifikuar.

Gjatë kontrollit, kësaj shtetaseje iu gjet edhe një leje për qëndrim në Çeki, e cila gjithashtu rezultoi e falsifikuar. 2 dokumentet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale në ngarkim të shtetases L. B. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI