Flash

Takimi me këshilltarin e DASH/ Kurti: Në fokus të bisedës marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe zgjedhjet në Veri

Lapsi.al 18 May 2023
Takimi me këshilltarin e DASH/ Kurti: Në fokus të bisedës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka biseduar të mërkurën me Këshilltarin e Lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, për dialogun me Serbinë dhe zgjedhjet lokale të mbajtura në veri.

Në një komunikatë të lëshuar për media, Zyra e Kryeministrit ka thënë se sa i përket dialogut, në fokus ka qenë Marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve, e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, në shkurt të këtij viti.

Pajtueshmëria për aneksin është arritur në mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Të enjten, Chollet dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të raportojnë para Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, lidhur me politikat amerikane kundrejt Ballkanit Perëndimor.

Një ditë më parë, të mërkurën, Chollet ka biseduar edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai është cituar t’i ketë thënë Vuçiqit se është e nevojshme që të shmangen provokimet dhe konfliktet mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Presidencës serbe, zyrtari i lartë amerikan ka thënë se është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë të punojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve, dhe sërish ka dhënë mbështetjen e SHBA-së për procesin e dialogut, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

“Presidenti Vuçiq theksoi se Serbia vazhdon të jetë e përkushtuar në politikën e paqes dhe bashkëpunimit në rajon”, është thënë në njoftimin e Presidencës serbe.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011. Rundi i fundit i dialogut – i mbajtur në nivel kryenegociatorësh më 15 maj – ka përfunduar pa ndonjë rezultat. Analistët e çështjeve politike ka thënë se pa presion të vazhdueshëm ndërkombëtar nuk pritet të ketë përparim në këtë proces./Rel

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI