Flash

Rritja e pagës minimale, edhe 2 ditë kohë për përfitimin e kompensimit financiar

Lapsi.al 18 May 2023
Rritja e pagës minimale, edhe 2 ditë kohë për

Të gjithë ata që duan të përfitojnë kompensim financiar për efekt të rritjes së pagës minimale, kanë afat edhe dy ditë kohë. Qeveria shqiptare ka vendosur përdorimin e fondit të kontingjencës për kompensimin financiar të rritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, për çdo të punësuar më pagë minimale, për shkak të rritjes së kësaj page në shkallë vendi.

Kështu, subjektet private që kanë të drejtë të aplikojnë për të përfituar nga fondi i kontigjencës për kompensimin financiar janë subjekte juridike apo fizike që kanë të punësuar punëmarrës që paguhen me pagë minimale dhe ushtrojnë aktivitet në fushat e veprimtarisë ekonomike të industrisë përpunuese, peshkimit, bujqësisë dhe pyjeve, të cilat rezultojnë në regjistrin e tatimpaguesve të administratës tatimore. Subjektet private të mësipërme, në zbatim të VKM- së nr. 114 datë 1.3.2023, plotësojnë formularin e kërkesës elektronikisht nëpërmjet portalit e-Albania, në shërbimin “Kërkesë për kompensim financiar të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore”.

Afati i kërkesës është jo më vonë se data 20 e muajit pasardhës, nga muaji i pritshëm i deklarimit, për periudhën që kërkohet kompensim, në të kundërt e drejta e kompensimit për atë periudhë humbet. Aplikantët, kërkesa e të cilëve nuk është aprovuar ose pranuar pjesërisht, kanë të drejtën e ankimimit pranë drejtorit të drejtorisë rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive AKPA, brenda 3 ditëve pune, nga momenti i publikimit të listës përfundimtare të subjekteve përfituese.

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Financave, numri i punonjësve me pagë minimale të subjektit aplikues i referohet periudhës kontributive të muajit dhjetor 2022. Ministria e linjës ka saktësuar se shuma totale për çdo kompensim, për çdo muaj do të bazohet në numrin e punonjësve dhe do të jetë në masën 1,674 lekë për çdo punonjës. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë gati listën e punonjësve përfitues brenda. Vendimi përkatës i qeverisë ka hyrë në fuqi në datën 6 Prill, pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Të këshilluara

Tiranës i shtohen dy komisariate

Ndryshime në Policisë e Shtetit, ku është miratuar struktura e re. Një nga institucionet që ka pësuar ndryshime të rëndësishme është edhe drejtoria e Tiranës ku...

17:05

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI