Flash

Punëtori bie nga pallati në ndërtim dhe humb jetën, arrestohet pronari dhe drejtuesi teknik i punimeve

Lapsi.al 18 May 2023
Punëtori bie nga pallati në ndërtim dhe humb jetën,

Pronari dhe administratori i pallatit në Vlorë, në të cilin po punonte 60 vjeçari që ra dhe vdiq, janë vënë në prangat e policisë për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në pallatin në ndërtim në lagjen “Uji i Ftohtë”.

Shtetasi me inicialet A. P ishte duke punuar kur ra aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e plagëve të marra humbi jetën në spital. Policia njofton se në pranga ka rënë shtetasi pronarin M. H., 70 vjeç pasi nga verifikimet ka rezultuat se punimet në këtë pallat po kryheshin pa leje.

Ndërsa A. K., 53 vjeç me detyrë administrator dhe drejtues teknik i firmës që po ndërtonte këtë pallat akuzohet për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” me pasoja të rënda, me qëllim fitimi dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Njoftimi i policisë”

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në përfundim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, në lagjen “Uji i Ftohtë”, ku dyshohet se aksidentalisht ra nga lartësia e pallatit në të cilin ishte duke punuar, shtetasi A. P., 60 vjeç, i cili për pasojë humbi jetën, arrestuan shtetasit:

-M. H., 70 vjeç, banues në Vlorë, bashkëpronar i pallatit që po ndërtohej, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” me pasoja të rënda, me qëllim fitimi, pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se punimet në këtë pallat po kryheshin pa lejen e organeve kompetente;

-A. K., 53 vjeç, me detyrë administrator dhe drejtues teknik i firmës që po ndërtonte këtë pallat, banues në Vlorë, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” me pasoja të rënda, me qëllim fitimi dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI