Flash

Opozita ankimon në KQZ rezultatin për Belshin dhe Rrogozhinën

Lapsi.al 18 May 2023
Opozita ankimon në KQZ rezultatin për Belshin dhe Rrogozhinën

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” përmes një shkresë i është drejtuar sot KQZ-së, ku pretendohet paligjshmëri për rezultatin e zgjedhjeve për bashkinë e Rrogozhinës dhe të Belshit. Në kërkesë pretendohet se fati i kryetarit të ri në këto 2 bashki, është zgjedhur nga kutia e votimit të burgut.

“2 raste flagrante në Rrogozhinë dhe Belsh, ku “fati” i kryetarit të bashkisë u zgjodh matematikisht nga kutia e votimit të burgut. Nga informacioni që kemi marrë, në Bashkinë Rrogozhinë diferenca midis kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe kandidatit të subjektit PS, ishte në favor të kandidatit tonë me mbi 50 vota deri në momentin kur u hap kutia e fundit, ajo e “burgut”, që rezultoi edhe kutia që i dha fitoren dhe “çliroi” kandidatin e PS-së. Një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe në Bashkinë e Belshit, ku diferenca e kandidatëve ka qenë e tillë sa kutia e burgut, të njohur si Burgu i “Lushnjës” ose Burgu i “Kosovës”, ka bërë diferencën ose ka ndikuar drejtpërdrejtë në rezultatin final për kryetar bashkie në Belsh, në dëm të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, thuhet mes të tjerash në kërkesë.

I njëjti pretendim është dhe për bashkinë e Belshit, ku “diferenca e kandidatëve ka qenë e tillë sa kutia e burgut, të njohur si Burgu i “Lushnjës” ose Burgu i “Kosovës”, ka bërë diferencën ose ka ndikuar drejtpërdrejtë në rezultatin final për kryetar bashkie në Belsh, në dëm të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë””, thuhet mes të tjerash në kërkesë.

Për këtë arsye, koalicioni “Bashkë Fitojmë”, i ka kërkuar KQZ-së:

–Koalicioni “Bashkë Fitojmë” kërkesë KQZ-së për marrjen e filmimeve të tavolinave në Grupet e Numërimit në KZAZ nr.43 dhe në KZAZ nr.45 për votat e kryetarëve të bashkive Rrogozhinë dhe Belsh.

–Vënien në dispozicion të filmimeve të kamerave të qendrës së votimit të IEVP-ve në Rrogozhinë dhe Belsh.

–Vënien në dispozicion të vendimeve për lejen e votimit të zgjedhësve të IEVP-ve në Rrogozhinë dhe në Belsh.

Të këshilluara

Tiranës i shtohen dy komisariate

Ndryshime në Policisë e Shtetit, ku është miratuar struktura e re. Një nga institucionet që ka pësuar ndryshime të rëndësishme është edhe drejtoria e Tiranës ku...

17:05

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI