Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Lufta në Ukrainë/ Sulme ajrore ruse në Kiev

Lapsi.al 18 May 2023
Lufta në Ukrainë/ Sulme ajrore ruse në Kiev

Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, është goditur nga sulme ajrore ruse, për të nëntën herë këtë muaj. Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, si pasojë e sulmeve raketore në Odesa, qytetin port në Detin e Zi, kanë thënë zyrtarët.

Shpërthimet janë dëgjuar edhe në disa qendra rajonale, Vinitsia, Kmelnitski dhe Zhitomir. Administrata ushtarake e Kievit ka thënë se informacionet tregojnë se të gjitha raketat e nisura, janë shkatërruar.

Të martën, Ukraina ka deklaruar se ka rrëzuar gjashtë raketa hipersonike Kinzhal, në kuadër të sulmeve “intensive”. Zyrtarët perëndimorë besojnë se ushtria e Ukrainës ka një gjendje të konsiderueshme gatishmërie për të nisur kundërofensivë ndaj forcave ruse.

Zyrtarët kanë thënë se ushtria e Kievit tani ka kapacitet për manovrim të tankeve, të pajisjeve luftarake, ka inxhinierë të rinj në fushëbetejë, mund të pastrojë territoret nga minat, të ndërtojë ura të përkohshme për të kaluar lumenjtë dhe për të shënjestruar targete në distanca të gjata. Ata kanë paralajmëruar se forcat mbrojtëse të Moskës mund të kenë vendosur shumë mina në linjë të frontit.

Prandaj, sipas tyre, suksesi i ndonjë ofensive duhet të matet, jo vetëm me fitore territoriale, por edhe nëse presidenti rus, Vladimir Putin, bindet që ta rishqyrtojë strategjinë e luftës. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022. Presidenti Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

The Independent: Pse resortet luksoze të Ivanka Trump dhe Jared Kushner janë pikërisht lloji i turizmit që Shqipëria nuk ka nevojë

Aktivistë dhe ambientalistë shqiptarë kanë ngritur zërin kundër propozimeve të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump, për të zhvilluar resorte luksoze në ishullin strategjik të Sazanit dhe pranë Zvërnecit. Ata shprehin shqetësime të thella për dëmin mjedisor, mungesën e transparencës dhe privatizimin e tokave publike për turizëm elitar, duke bërë thirrje për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të vendit.

14:19

Me sytë katër

PAPARAZZI