Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Kreditë në lekë bëhen më të lira se ato në euro

Lapsi.al 18 May 2023
Kreditë në lekë bëhen më të lira se ato në

Qasja më e butë e Bankës së Shqipërisë në drejtim të normalizimit të politikës monetare dhe rënia e ndjeshme e yield-eve të bonove të thesarit po e bën më të lirë kredinë afatgjatë në lekë krahasuar me atë në euro.

Kreditë afatgjata zakonisht jepen me një normë të ndryshueshme interesi, që bazohet në një marzh fiks mbi një tregues referues (benchmark).

Për kreditë në lekë, ky tregues benchmark zakonisht është yield-i i bonove me maturim 12-mujor, ndërsa në rastin e kredive në euro është Euribori 12-mujor.

Në ankandin e kësaj jave, yield-i mesatar i ponderuar i bonove 12-mujore ra në 3.56%, niveli më i ulët që prej gushtit të vitit të kaluar. Nga ana tjetër, Euribori 12-mujor ditën e djeshme ishte në nivelin 3.81%.

Në pjesën e parë të këtij viti, Euribori dhe yield-et e bonove 12-mujore kanë ndjekur një trajektore të kundërt. Euribori ka vazhduar rritjen, duke ndjekur lëvizjet e Bankës Qendrore Europiane që ka vijuar me rritjet e normës bazë të interesit, që për insturmentin kryesor të rifinancimeve ka arritur në 3.75%.

Përkundrazi, Banka e Shqipërisë këtë vit e ka rritur vetëm njëherë normën bazë të interesit, me 0.25 pikë përqindje në muajin mars dhe aktualisht norma bazë ndodhet në nivelin 3%.

Nga ana tjetër, likuiditeti i lartë në tregun financiar dhe pjesëmarrja e madhe e investitorëve në ankande kanë ushtruar presione rënëse mbi yield-et për të gjitha instrumentet e borxhit, por sidomos për bonot 12-mujore. Kjo ka bërë që në muajin maj të këtij viti yield-i bonove 12-mujore të bjerë për herë të parë poshtë nivelit të Euriborit me të njëjtin maturitet.

Megjithëse normat e interesit me bazë vjetore janë rritur ndjeshëm për të dy monedhat, aktualisht rritja është ndjeshëm më e madhe për euron, sesa për lekun. Në harkun e një viti, Euribori 12 mujor është rritur me rreth 3.6 pikë përqindje, ndërsa yield-i i bonove 12-mujore me më pak se 1.3%.

Një kredi për blerje banese me interes të ndryshueshëm në lekë ka mesatarisht një marzh interesi fiks prej rreth 2.5% mbi yield-in e bonove 12-mujore. Me yield-in aktual, interesi total i kredisë do të rezultonte sot më pak se 6.1%.

Një kredi për blerje banese me interes të ndryshueshëm ka mesatarisht një marzh interesi fiks pranë nivelit të 4% mbi Euriborin 12 mujor, që në total e çon sot interesin vjetor të kredisë në nivelin 7.8%. Përgjithësisht, kreditë në euro kanë një marzh fiks pak më të lartë, pikërisht sepse Euribori për vite me radhë ishte në territor negativ (llogaritej zero për efekt të përcaktimit të interesit të kredive).

Kjo situatë megjithatë pritet të jetë e përkohshme, sepse me shumë të ngjarë Banka e Shqipërisë do të jetë e detyruar të rrisë normën bazë të interesit në gjysmën e dytë të vitit, për shkak të presioneve të forta inflacioniste që vjnë nga ekonomia e brendshme.

Rritja e normës bazë do të reflektohet detyrimisht edhe në yield-et e instrumenteve të borxhit qeveritar.

Megjithatë, për momentin shifrat tregojnë se, paradoksalisht, sot shtrëngimi më i fortë monetar për tregun shqiptar po vjen nga politikat e Bankës Qendrore Europiane, sesa nga ato të adoptuara prej Bankës së Shqipërisë. Rreth 53% e portofolit të kredisë për ekonominë është në valutë të huaj dhe kryesisht në euro./Monitor

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43