Flash

“Gjunjëzohet” Italia/ Situatë dramatike në Emilia-Romagna

Lapsi.al 18 May 2023
“Gjunjëzohet” Italia/ Situatë dramatike në

Vala e motit të keq që shkaktoi 9 të vdekur në Emilia-Romagna nuk ndalet. Alarmi i kuq vijon të jetë në fuqi ndërsa situata në shumë komuna është dramatike.

Në fakt, niveli i pothuajse të gjithë lumenjve vazhdon të jetë mbi pragun. Gjatë natës janë shënuar përmbytje të reja në zonën e Ravenës. Evakuimet po zhvillohen në Castel Bolognese, gjithashtu në provincën e Ravenës, ku ka pasur problem me mungesën e ujit të pijshëm.

Rreth 750 zjarrfikës mes tyre edhe mbrotja civile janë vendosur në dispozicion për të evakuuar qytetarët e bllokuar në shtëpitë e tyre. Në Faenza, Ravena, dy të moshuar u shpëtuan nga një helikopter i rojes bregdetare. Të dy ishin strehuar në katin e fundit të ndërtesës, të rrethuar nga uji.

Në Forlì dy familje u shpëtuan nga zjarrfikësit. Bashkia ka krijuar gjithashtu një mbledhje fondesh për të mbështetur familjet që po përballen me katastrofën. Energjia vijon të jetë e ndërprerë për mijëra banorë ndërsa rrugët dhe autostradat janë bërë të pakalueshme.

Përveç Emilia Romagna-s përmbytjet janë katastrofike edhe në Marches. Niveli i lumit Misa, në Senigallia, ka arritur maksimumin dhe rrezikon të dali nga shtrati. Shkollat në komunat Mondolfo, Fano, Pesaro dhe Urbino ​​janë mbyllur. Shqetësim mbetet edhe rrëshqitjet e dherave kryesisht në Borgo Passera dhe Vallone, ku rrugët dhe nënkalimet mbeten të mbyllura.

Alarmi i motit të keq është shpallur edhe në Toskanë. Rrëshqitje dheu, balt dhe përmbytje në bashki të ndryshme është kjo pamja që ofrohet. Në disa komuna është shpallur alarmi portokalli , ndërsa sasia e rreshjeve të rëna në 48 orë është më shumë se 200 mililitra shi sasi më e madhe sesa mesatarja e një muaji.

Qeveria do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të ndihmuar popullsinë e prekur nga përmbytjet në Emilia-Romagna, nga të evakuuarit deri te fermerët që kanë humbur të korra të tëra”, tha zëvendëskryeministri Antonio Tajani në rrjetet sociale. Dëmet sipas Colidireti i kalojnë më shumë se 300 milionë euro.

Ndërkaq për shkak të përmbytjeve katastrofike Çmimi i Madh i Formula 1 i planifikuar për fundjavën në Imola u anulua për shkak të motit të keq. Leëis Hamilton mbështeti vendimin për të anuluar çmimin e madh teksa u shpreh se lutjet shkojnë për jetët e humbura dhe se që të gjithë e kuptojnë se siguria është e para.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Rriten temperaturat

Parashikimi i motit sipas MeteoAlb: Vijon depërtimi i masave ajrore me origjinë oqeanike duke diktuar mot me vranësira dhe lagështirë të lartë në ajër. Herë pas...

07:40

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI