Flash

Escobar në Senat: Asociacioni nuk e prek kushtetutshmërinë e Kosovës

Lapsi.al 18 May 2023
Escobar në Senat: Asociacioni nuk e prek kushtetutshmërinë e

Këshilltari i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe emisari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë raportuar para anëtarëve të Komitetit për Jashtë në Senatin e SHBA-së në lidhje me situatën në Ballkanin Perëndimor.

Kryetari i këtij komiteti, demokrati Robert Menendez, duke u ndalur te Kosova, më saktësisht te çështja e Asociacionit me shumicë serbe, ka pyetur nëse ka garanci që kjo nuk do të shndërrohet në Republikë serbe brenda Kosovës.

Emisari Escobar tha se Asociacioni do të formohet sipas një modeli evropian që nuk shkel sovranitetin, kushtetutshmërinë dhe funksionalitetin e shtetit të Kosovës.

“Ne duam të përdorim Asociacionin për të ndaluar atë që po bën Serbia në veri të Kosovës, e të vendoset ajo pjesë brenda strukturës së Kosovës, të kontrollohet nga ligjet e Kosovës. Nuk e shoh si koncesion për Serbinë, por si mënyrë që Kosova të akomodojë qytetarët që jetojnë në atë pjesë të Kosovës, e që janë qytetarë të Kosovës”, tha Escobar.

Këshilltari i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Derek Chollet, deklaroi se Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe demokratik dhe një ndër aleatët më të afërt të Shteteve të Bashkuara.

“Duhet shumë punë, guxim politik e ne vazhdojmë t’i inkurajojmë të dyja palët që t’i përmbushin zotimet. Përderisa ne përkrahim Kosovën, po ashtu duam t’i thellojmë raportet me Serbinë”, ka thënë ai duke bërë të ditur se për raportet me Serbinë funksionojnë “me sy hapur, pasi Serbia ka sfidë me korrupsionin e të tjera”, tha ai./Kosovapress

Të këshilluara

Tiranës i shtohen dy komisariate

Ndryshime në Policisë e Shtetit, ku është miratuar struktura e re. Një nga institucionet që ka pësuar ndryshime të rëndësishme është edhe drejtoria e Tiranës ku...

17:05

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI