Flash

Dule në Kuvend: Fredi Beleri i burgosur politik

Lapsi.al 18 May 2023
Dule në Kuvend: Fredi Beleri i burgosur politik

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule nga Kuvendi ka dënua arrestimin e kreut të ri të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, ndërsa bën thirrje që të lirohet nga burgu.

Nga foltorja e Kuvendit, Dule akuzoi Ramën se fshihet pas këtij urdhri, ndërsa theksoi se Beleri është një i burgosur politik. Mes të tjerash ai pyet maxhorancën se ku po e çon këtë vend.

“Edhe me denigrimin, me blerjen e votës dhe kujtuam se i kishim parë të gjitha. Por sekti në pushtet na surprizoi sërish. Duke provuar se nuk njeh limite, verbëria e arrogancën i çoi deri në aktin që dëshmon tiraninë. Arrestimin e kandidatit rival dhe më pas fituesin e zgjedhjeve. Kush nuk shkon pas ujërave të komandantit, ndëshkohet. Komuniteti që guxon të krijojë liri, do ta paguaj. Ai që i prin komunitetit, burgoset. Kryetari i komunitetit himariotë, është i burgosur politik, është rrëmbyer nga sekti i Rilindjes. Eshtë marrë peng nga Edi Rama.

Zoti Beleri është arrestuar në flagrancë për dyshime. Si mund ta ketë një kryeministër personalisht e qytetarë? Këtu çdo gjë është në duart e njëshit. Dëshiroj t’ju drejtoj një thirrje të fundit.

Sot kreu i bashkisë së Himarës, duhet të shkojë në komunitetin himariotë. Janë njerëz të lirë dhe ndaj janë të lumtur. Nuk hezitojnë që për demokracinë të japin leksione. Bashkë me Belerin është marrë peng dhe Pandeli Kokaveshi, me të njëjtat akuza. Është njeri që ka bërë transplant zemre. Pavarësisht se kam njoftuar autoritetet më të larta dhe të drejtësisë, që nëse mbahet në burg, është në rrezik për jetën, por vazhdojnë ta mbajnë peng. Ka nisur dhe IKMT-ja hakmarrje. Objekti i legalizuar u rrethua nga qeveria, nga IKMT. Cili ishte mëkati i zotërisë së moshuar? Thjesht i biri kishte qenë numërues në zgjedhjet që zgjodhën fitimtar zotin Beleri. Ku po e çoni vendin o zotërinj? Deri sa të mbështesni një autokrat”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI