Flash

Arsyeja/ Efektivët e RENEA-s paralajmërojnë protestë, flet kreu i Sindikatës së Policisë

Lapsi.al 18 May 2023
Arsyeja/ Efektivët e RENEA-s paralajmërojnë protestë, flet

Efektivët e RENEA-s kanë paralajmëruar se do protestojnë pasi ndihen të mashtruar nga premtimet se do u rritet paga e se do të marrin grada.

Efektivët paralajmërojnë se nëse nuk do të realizohen kërkesat e tyre, do të dalin në protestë para Ministrisë së Brendshme.

"Për gradat e nivelit zbatues ligji i policisë ju a njeh të drejtën të gjithë punonjësve që kanë mbi 10 vjet punë në polici gradën ‘inspektor i dytë’ dhe mbi 15 vjet “inspektor i parë”.por V.K.M ka përcaktuar numrin e gradave të nivelit zbatues në polici që janë më duket 1200 inspektor. I parë dhe 1800 inspektor.i dytë. Aktet n/ligjore që kanë dalë parimisht dhe juridikisht shkelin ligjin dhe Kontratën Kolektive. Para daljes së tyre duhet të ishin konsultuar me Sindikaten. Para vitit 2015 trupa Policore e RENEAS ka patur gradën kryeinspektor dhe inspektor e barasvlershme me inspektor. Sot çuditërisht ju mohohet një e drejtë e fituar me ligjë shumë vite më parë edhe pse kemi ngritur padi që në 2015 kundër heqjes së tyre si një e drejtë e fituar dhe zbatuar sipas Kodit të Punës për më shumë se tre vjet.

Ligji në fuqi e korrigjoj pasi u ndryshuar duke shtuar dhe dy grada, pra ju a ktheu këtë të drejtë duke përcaktuar dhe moshën e përfitimit të gradave, por aktet e dala në zbatim të ligjit praktikisht po ju a mohojnë këtë të drejtë"- është shprehur Sadedin Fishta, Kryetar i Sindikatës së Policisë.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI