Flash

Anulohet gara e Formula 1 në Itali, pas vërshimeve vdekjeprurëse

Lapsi.al 18 May 2023
Anulohet gara e Formula 1 në Itali, pas vërshimeve vdekjeprurëse

Nëntë persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë zhdukur, si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm, të cilët kanë vërshuar rajonin italian Emilia-Romanja, kanë thënë zyrtarët. Rreth 10.000 njerëz janë evakuuar, dhe disa është dashur të shpëtohen nga kulmet e shtëpive, me helikopterë.

Autoritetet kanë thënë se 14 lumenj kanë dalë nga shtretërit e tyre, dhe kanë vërshuar 23 qyteza.

Kryetari i Ravennas, Michele de Pascale, ka thënë se qyteti tani është “i tjetërsuar”. Gara e planifikuar këtë fundjavë, Formula 1 Grand Prix, në Emilia-Romanja, është anuluar. Në diskutimet e së mërkurës, në mes të autoriteteve lokale dhe organizatorëve të garës në Imola, është vendosur që ngjarja nuk mund të mbahet.

Sasi edhe më e madhe e shiut, pritet të bjerë edhe në ditët në vijim.

“Kjo mund të ketë qenë nata më e rëndë në historinë e Romanjas”, ka thënë Pascale, për transmetuesin publik italian, RAI. Kryetari i qytezës së afërt, Forli, Luca Zattini, ka thënë se qyteti është “gjunjëzuar, i shkatërruar dhe në dhimbje”.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e ka organizuar një takim me ekipin e krizave dhe më pas i ka falënderuar ekipet e shpëtimit, që e kanë rrezikuar jetën për t’iu ndihmuar viktimave.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI