Flash

Zbulohet kush qëlloi me pistoletë ndaj ish-deputetit të PS-së

Lapsi.al 17 May 2023
Zbulohet kush qëlloi me pistoletë ndaj ish-deputetit të

Zbardhen të tjera detaje rreth atentatit të dështuar ndaj ish-deputeti socialist Armando Prenga. Ndaj makinës së tij një person hapi zjarr, në zonën e Fushë Kuqes në Kurbin. Ishte vetë Prenga, që njoftoi policinë, ndërsa denoncoi 29-vjeçarin Fatbardh Ismailin, djali i avokatit Islam Ismajli, i cili ishte i angazhuar në fushatë për koalicionin Bashkë Fitojmë.

Sipas denoncimit të Prengës, Ismaili qëlloi me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit, ndërsa ai fatmirësisht nuk mbeti i lënduar.

Ngjarja dyshohet se e ka zanafillën tek një konflikt gjatë numërimit të votave në KZAZ 15 Kurbin, ku u përplasën vëzhguesit mes të cilëve ishte dhe babai i autorit. Ismajli një ditë pas zgjedhjeve kishte denoncuar për agresion Arben Prengën, vëllanë e ish- deputetit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, dhe po vijojnë kontrollet, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit që është larguar nga vendi i atentatit.

Të këshilluara

"Bashkë Fitojmë" nesër protestë para KQZ

Nesër rikthehet Kuvendi i Shqipërisë, por duket se opozita do të kundërshtojë rezultatin e zgjedhjeve lokale të 14 prillit, në të cilat koalicioni "Bashkë fitoj...

17:01

Pako e dyshimtë në Rinas, reagon Antiterrori

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas janë njoftuar se gjatë skanimit të disa pakove në ambientet e godinës së Kargos, është konstatuar një pako e dyshimtë...

15:26

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI