Flash

Salianji nxjerr FOTON/ Personat e armatosur që terrorizuan votuesit në Kavajë

Lapsi.al 17 May 2023
Salianji nxjerr FOTON/ Personat e armatosur që terrorizuan votuesit në

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka bërë një denoncim në rrjetet sociale për vështirësitë me të cilat u përball opozita për të arritur fitoren e bashkisë së Kavajës. Salianji thotë se përveç kreut të bashkisë, qytetarët po i japin opozitës edhe shumicën në Këshillin Bashkiak. Salianji thotë se Kavaja i rezistoi presionit dhe dhunës.

“Gjithë administrata publike, çdo agjenci, drejtori e qeverisë, por dhe institucione të pavarura si prokurorë, gjyqtarë apo njerëz të shërbimeve ishin në Kavajë për javë me radhë për të trysnuar, joshur apo kërcënuar votuesit! Nga të dhënat e shtabeve tona, por dhe informacionet nga kundërshtari politik thuajse 2150 votues u sollën nga emigracioni duke ju paguar biletat për të votuar Partinë Socialiste!

Dhjetëra mercenarë apo persona të grupeve kriminale u paguan dhe u sollën në Kavajë për të kërcënuar votuesit! Rasti që po ju tregoj në foto është incidenti i raportuar ku personalisht pata përplasje para qendrës së votimit 2174 “Bizhdili”. Persona me armë dhe me hekura qëndronin afër qendrave të votimit për të krijuar klimë frike dhe terrori! Policia as nuk pati guximin të ndërhynte pavarësisht denoncimit!

Strukturat tona ia dolën me një fushatë të jashtëzakonshme, me shpenzime minimale, me buxhet thuajse inekzistent por me vendosmëri maksimale për t’i rikthyer bashkinë qytetarëve! Zgjedhjet nuk ishin të lira, të ndershme dhe të barabarta!” – shkruan Salianji në rrjetet sociale. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zvicra heq vizat për Kosovën

Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur që nga 1 janari i vitit 2024, shtetasit e Kosovës mund të hyjnë në këtë shtet pa vizë. Zvicra nuk është anëtare e Bash...

20:19

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI