Flash

Rritet jetëgjatësia në Shqipëri, 1 në 3 të moshuar, nevojë për kujdes afatgjatë

Lapsi.al 17 May 2023
Rritet jetëgjatësia në Shqipëri, 1 në 3 të

Një në tre të moshuar në vendin tonë kanë nevojë për kujdes afatgjatë, ndërkohë që jetëgjatësia është rritur. Ekspertët kanë hartuar një raport, i cili nxjerr në pah, nevojat emergjente që kanë të moshuarit në vendin tonë.

“1 në 3 të moshuar kanë nevojë për Kujdes afatgjatë, por këto nevoja janë të ndryshme, 5% kanë nevojë për kujdes 24 orë, ndërsa pjesa tjetër për disa orë gjatë ditën”, -tha Alban Ylli, ekspert i geriatrisë.Në 95% të rasteve kujdesi ofrohet nga familjarët.

“E ofrojnë fëmijët, gruaja të afërmit”, - tha Alban Ylli, ekspert i gjeriatrisë për euronews. Ekspertët gjykojnë se Shqipëria nuk është ende gati të ofrojë kujdes rezidencial për të gjithë, veçanërisht në kushtet kur shikohet se të moshuarit po shtohen.

“11% raporti i varësisë së moshimit, që ka qenë para 10 vjetësh, sot është 22% dhe pritet të shkojë në 33% kjo do të thotë janë të moshuar mbi persona në moshë pune”,-tha tha Alban Ylli, ekspert i gjeriatrisë. Të gjendur në këto kushte ekspertët sugjerojnë që të forcohen më shumë kujdestarët familjar, e njëherazi atyre t’ju ofrohet mbështetje pasi në gjykimin e tyre mbilodhja e krijuar nga kujdesi intensive mund të çojë dhe drejt abuzimit me të moshuarit.

Të këshilluara

"Bashkë Fitojmë" nesër protestë para KQZ

Nesër rikthehet Kuvendi i Shqipërisë, por duket se opozita do të kundërshtojë rezultatin e zgjedhjeve lokale të 14 prillit, në të cilat koalicioni "Bashkë fitoj...

17:01

Pako e dyshimtë në Rinas, reagon Antiterrori

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas janë njoftuar se gjatë skanimit të disa pakove në ambientet e godinës së Kargos, është konstatuar një pako e dyshimtë...

15:26

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI