Flash

Rama në Këshillin e Europës: Keni për detyrë të tërhiqni vendimet e gabuara

Lapsi.al 17 May 2023
Rama në Këshillin e Europës: Keni për detyrë të

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Islandë, ku është duke marrë pjesë në samitin e Këshillit të Evropës, ku po diskutohet në lidhje me kostot e konfliktit në Ukrainë.

“Kërkoj ndjesë paraprakisht sepse më duhet të bëj një rrëfim jo të këndshëm. Si shqiptar është e pamundur për mua të shmang heqjen e paraleleve mes Ukrainës e Zelenskyt dhe Kosovës e Thaçit. Nuk rri dot pa kujtuar se padrejtësia kundrejt UÇK-së nisi saktësisht në Këshillin e Europës në ndikimin dashakeq të Federatës Ruse.

Presidenti i Kosovës gjykohet tashmë nga një gjykatë e ngritur dhe e themeluar nga bota demokratike e mbështetur nga një raporti I 2011 të KE, I cili në mënyrë djallëzore u sponsorizua nga përfaqësues të Putinit. Akuza totalisht të pabazuara për trafikim organesh njerëzore u ngritën si pikënisje për njollosjen e Shqipërisë dhe Kosovës e kur pashë propagandën e Kremlini të flasin për organet njerëzore në Donbas mu duk sikur pashë Zelenskyn pas dhjetë vitesh gjykuar nga një gjykatë e veçantë ngritur me të njëjtat akuza absurd.

Ndjesë për këtë çelje jo konvencionale por është tejet shkurajuese të dish që situata ku përfshihet ish-presidenti i Kosovës e pati zanafillën në Këshillin e Evropës dhe e ka për detyrë të tërheqë çdo vendim të gabuar. Të refuzosh të përballesh me të vërtetën sot do të ishte më keq se të bëhej ky veprim I rëndë 12 vitë më parë. Situata ka ndryshuar dhe Rusia nuk është më anëtare e këshillit por numri i rusëve që punojnë në KE është mbresëlënës.

Shqipëria nuk ka pasur kurrë iluzione për natyrën e regjimit të Moskës. Shqipëria është një vend shumë i bukur për të ndikuar por çdo gjë që kemi bërë e kemi bërë me dëshirën më të madh për Ukrainën. Faleminderit për atë çfarë bërë duke përfshirë Kosovën më së fundmi në këtë komunitet të madh. Nuk është Zelensky që duhet të na falenderojë por ne që duhet të falenderojmë Ukrainën për atë që po bën. Po nënshkruaj me shumë kënaqësi marrëveshjen për regjistrimin e dëmeve. Zoti e bekoftë Europën dhe shpëtoftë Ukrainën.”- tha Rama.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI