Flash

Italia ndalon burkat në shkolla

Qeveria e krahut të djathtë e Italisë ka ndaluar veshjet që mbulojnë fytyrën në shkolla. Ekzistojnë edhe rregulla t&eum...

09:21

Pas takimit me Berishën, Meta nuk pranon rezultatin: Përshkallëzim

Lapsi.al 17 May 2023
Pas takimit me Berishën, Meta nuk pranon rezultatin:

Kreu i Partisë së Lirisë pas takimit të zhvilluar sot me Sali Berishën në selinë blu, gjatë një komunikimi me gazetarët tha se po përgatitet dokumentacioni që dokumenton se qeveria shkatërroi procesin zgjedhor më 14 maj.

Ilir Meta tha se do të nisi kontestimi ligjor si dhe përshkallëzimi opozitar, ndërsa garantoj se “gomerët që ka zgjedhur Edi Ramës, nuk do të vjedhin më”.

“Çdo minutë fakte të reja tronditëse vijnë dhe dokumentohen sesi mafia nën komandën e Ramës, shkatërroi procesin zgjedhor. Ky shkatërrim, tjetërsimi i votës, po dokumentohet dhe do fillojë procesi i kontestimit ligjor dhe përshkallëzimit të veprimit opozitar, në emër të mbrojtjes së votës së lirë. Garantoj që gomarët që ka zgjedhur Rama nuk do të vjedhin më”, tha Meta.

I pyetur nëse do të mbajnë përgjegjësi për humbjen që pësoi opozita në zgjedhjet e 14 Majit, Meta tha:

Nuk ekziston asnjë krahasim mes tij që ia fali pushtetin vendor Ramës, në tavolinë për 4 vite me atë luftë dhe përpjekje që u bë për të rikthyer pluralizmin politik, edhe pse i cunguar është kthyer në të gjitha këshillat bashkiakë, të jeni të qartë se nuk ka dorëzim dhe kapitullim përpara mafies shtetërore dhe narko-shtetit, do të luftojmë në emër të mbi 500 shqiptarët që në kushte presione votuan me sakrifica të mëdha, por edhe atyre që u penguan, intimiduam dhe iu morën kartat e iu bënë presione nga më të rënda. 

Të këshilluara

E vërteta e raportit Luiz-Kejvina

Luiz Ejlli ka qenë i ftuar tek emisioni ‘Shqipëria Live’ ku ka ndarë me publikun shumë detaje që pas daljes së tij nga formati i ‘BBVIP’. Ndër të tjera, këng...

09:22

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI