Flash

Parashikimi i motit: Mbizotërojnë kushtet e paqëndrueshme

Lapsi.al 17 May 2023
Parashikimi i motit: Mbizotërojnë kushtet e paqëndrueshme

Prej disa ditësh, vendi ynë ndodhet nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike. Vranësirat dhe lagështira në ajër do të jenë prezente, ndërsa priten shira të dobët dhe lokalë. Mesdita do të sjellë intervale me kthjellime përgjatë ultësirës perëndimore. Kjo do të sjellë shira të izoluar zonat malore përgjatë kufirit lindor.

Parashikohet që, pasditja dhe mbrëmja të sjellin shtim të vranësirave duke rrezikuar shira në të gjithë territorin shqiptar. Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 8°C deri në 23°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi kryesisht, Perëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës vijon sërish të jetë nën mbizoterimin e vranësirave të dendura. Herë pas here do të gjenerojnë reshje shiu, por sasia e tyre do të jetë e pakët.

Parashikohet që pas mesditës dhe në vijim të ketë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike duke bërë që të shfaqen intervale me kthjellime pothuajse ne të

gjithë territorin e republikës së Kosovës.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe përgjatë natës.

Maqedonia e Veriut

Depërtimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike do të diktojnë në Republikën e Maqedonise mot kryesisht të lagësht me vranësira të shpeshta. Aty nuk do të mungojnë edhe shira të dobët dhe të izoluar.

Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim të motit në të gjithë republikën e Maqedonisë duke risjellë kthjellimet në territor. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore.

Europa

Masat ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë në rajonin e Ballkanit si edhe brigjet e detit të zi duke diktuar mot me vranësira dhe shira ku herë pas here do të ketë edhe

rrebeshe afat-shkurtra.

Po ashtu, stuhi të forta ere dhe shira në formë shtërngate priten në Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre. Përjashtim bëjnë, Gadishulli

Iberik, Europa lindore si edhe ishujt Britanikë të cilat do të vijonë nën ndikimin e presionit të lartë atmosferik duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të

larta do të jenë dominante.

Të këshilluara

Detaje/ Gramsh, 1 viktimë dhe një i plagosur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Gramsh, ku për pasojë një i adoleshent ka ndërruar jetë. Ngjarja ndodhi pranë shkollës 9-vjeçare Asllan Shahini’. ...

15:05

Serbia rrezikon liberalizimin e vizave

Komisioni Evropian ka pranuar se është i shqetësuar për ekzistimin e disa procedurave të lehtësuara për dhënien e shtetësisë të huajve nga ana e vendeve, të cil...

14:21

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi në Vlorë

Mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit janë pezulluar për shkak të përkeqësimit të motit në Vlorë. Sa i përket anijeve të transportit ndërkombëtar, d...

10:49

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI