Flash

Ngacmoi dhe përndoqi për tre muaj kolegen, në pranga punonjësi i policisë së burgjeve në Elbasan

Lapsi.al 17 May 2023
Ngacmoi dhe përndoqi për tre muaj kolegen, në pranga

Një punonjës i policisë së burgjeve në Elbasan është arrestuar sot pas denoncimit nga një punonjëse burgu se ai e përndiqte dhe e ngacmonte prej 3 muajsh.

"Sot më datë 17.05.2023 ora 16;00 është ndaluar me iniciativë për veprat penale “Përndjekje” dhe “Kanosje për të mos kallëzuar” parashikuar nga nenet 121-a dhe 311 Kodit Penal, nga Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, punonjësi Policisë në IEVP Elbasan me detyrë trup shërbimi, me inicialet K.L pasi;

Më date 16.05.2023 ora 16;00, ne zyrën e inspektorit te SHKBB-s është paraqitur punonjësja e policisë në IEVP Elbasan shtetasja O.S, e cila ka kallëzuar se është përndjekur nga kolegu i saj punonjësi i policisë së burgjeve, shtetasi K.L për një kohë rreth tre muaj në mënyrë të vazhdueshme, me telefon, duke i dërguar mesazhe ngacmuese, si dhe duke e ndjekur me makinë, si dhe duke e joshur, ku i ka ofruar dhurata. Pasi është vendosur në dijeni të faktit se viktima ka kallëzuar, ditën e sotme më datë 17.05.2023 e ka telefonuar disa herë nga shtetasi K.L dhe nga familjarët e saj, duke i thënë të tërheq kallëzimin penal, ku viktima është ndier e kërcënuar," thuhet në njoftimin e policisë.

Nga veprimet e para procedurale te kryera nga SH.K.B.B materialet i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksioni Përgjithshëm Elbasan, në ngarkim të personit të ndaluar punonjës policie IEVP Elbasan, K.L.

Të këshilluara

Zvicra heq vizat për Kosovën

Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur që nga 1 janari i vitit 2024, shtetasit e Kosovës mund të hyjnë në këtë shtet pa vizë. Zvicra nuk është anëtare e Bash...

20:19

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI