Flash

Kush e merr drejtimin e PD-së së vulës pas largimit të Alibeajt

Lapsi.al 17 May 2023
Kush e merr drejtimin e PD-së së vulës pas largimit të

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së së vulës, Gazment Bardhi ka reaguar pas njoftimit për media të Enkelejd Alibeaj se ka vendosur të tërhiqet nga detyra e kryetarit të komanduar të partisë. Në deklaratën e tij Bardhi tha se ka thirrur në një takim urgjent pune për të diskutuar për situatën Nënkryetaren,  Jorida Tabaku.

“Pasi jam njohur me deklaratën e Nënkryetarit të Partisë z. Enkelejd Alibeaj, që ushtron përgjegjësinë e drejtuesit të Partisë, se heq dorë nga ushtrimi i kësaj përgjegjësie dhe nga detyra e Kryetarit të Grupit Parlamentar, kam thirrur në një takim urgjent pune për të diskutuar për situatën Nënkryetaren e Partisë znj. Jorida Tabaku, për të vlerësuar mbi zbatimin e nenit 46 të Statutit, në këtë periudhë tranzitore”, - shkruan Gazment Bardhi.

Në rast se Tabaku do të marrë përsipër që të zëvendësojë kryetarin deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, atëherë do të mblidhet Këshilli Kombëtar që bën komandimin.

Sipas statutit të partisë, Jorida Tabaku mund të marrë drejtimin e përkohshëm të PD pasi është nënkryetare. Enkelejd Alibeaj deklaroi se do të vijojë të jetë nënkryetar i PD por me tërheqjen nga kreu i grupit parlamentar, vihet në pikëpyetje edhe nëse do të mund të jetë nënkryetar.

Të këshilluara

Zvicra heq vizat për Kosovën

Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur që nga 1 janari i vitit 2024, shtetasit e Kosovës mund të hyjnë në këtë shtet pa vizë. Zvicra nuk është anëtare e Bash...

20:19

"Bashkë Fitojmë" nesër protestë para KQZ

Nesër rikthehet Kuvendi i Shqipërisë, por duket se opozita do të kundërshtojë rezultatin e zgjedhjeve lokale të 14 prillit, në të cilat koalicioni "Bashkë fitoj...

17:01

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI