Flash

Gjendet i pajetë në det shqiptari i zhdukur në Greqi

Lapsi.al 17 May 2023
Gjendet i pajetë në det shqiptari i zhdukur në Greqi

Është gjetur i pajetë një 53-vjeçar shqiptar i zhdukur prej më shumë se një muaji në Greqi. Mediat greke raportojnë se trupi i pajetë që u gjet në det nga roja bregdetare në portin e Ermoupolit pak ditë më parë është identifikuar si Shkëlqim Hysi nga një i afërm i tij. 53-vjeçari shqiptar u nis në ishullin Kos për të punuar në 15 prill, por nuk mbërriti dot aty.

Sipas të njëjtave burime rojet bregdetare gjetën trupin në dekompozim të avancuar në det në 8 maj dhe me ndihmën e zhytësve bënë të mundur nxjerrjen e tij. Autopsia e trupit të shqiptarit do zbulojë më shumë detaje rreth vdekjes së tij dhe hedhjes së trupit në det. Të enjten pritet të kryhet autopsia e trupit të viktimës në Shërbimin Mjekësor të Pireut. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zvicra heq vizat për Kosovën

Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur që nga 1 janari i vitit 2024, shtetasit e Kosovës mund të hyjnë në këtë shtet pa vizë. Zvicra nuk është anëtare e Bash...

20:19

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI