Flash

Euro vijon rritjen pas zgjedhjeve

Lapsi.al 17 May 2023
Euro vijon rritjen pas zgjedhjeve

Euro është rritur ndjeshëm në kursin e këmbimit me lekun edhe ditën e martë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye me 111.89 lekë, në rritje të mëtejshme me 0.58 pikë krahasuar me ditën e hënë. Që prej datës 11 maj, kur arriti minimumin historik prej 110.63 lekësh, euro ka fituar 1.26 lekë në kursin e këmbimit me monedhën vendase.

Ringritja e shpejtë e euros në kursin e këmbimit valutor po ndjek një trajektore të ngjashme me fundin e vitit të kaluar. Sipas agjentëve, një arsye që shpjegon këtë rritje mund të ketë qenë krijimi i pritshmërive se euro do të rritej sërish pas zgjedhjeve.

Kjo vlerësohet se solli një kërkesë të lartë për të blerë euro, sidomos pas ditës së premte dhe e ka rritur euron në nivelin më të lartë për pothuajse një muaj.

Kursi i këmbimit po e korrigjon nënçmimin historik të euros në gjysmën e parë të muajit maj, periudhë që përkoi me javët e fundit të fushatës për zgjedhjet lokale. Megjithatë, tendencat afatgjata të kursit ngelen dukshëm në favor të lekut, që rezulton të jetë mbiçmuar me 7.2% kundrejt euros krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ringritja e euros në kursin e këmbimit zbut pjesërisht shqetësimet e bizneseve eksportuese, që janë goditur ndjeshëm nga forcimi i monedhës vendase në kursin e këmbimit valutor. Euro është monedha dominuese në këmbimet tregtare të vendit dhe lëvizjet e saj ndikojnë direkt vlerën e importeve dhe eksporteve të shprehura në monedhën vendase.

Këtë fillim jave, leku paraqitet në rënie me shumicën e valutave të tjera të huaja.

Edhe dollari amerikan është rritur dhe këmbehej të martën me 102.71 lekë. Ashtu si me euron, edhe kursi i dollarit amerikan ka arritur nivelin më të lartë në afërsisht një muaj.

Megjithatë, forcimi i valutave të tjera nuk lidhet me faktorë të brendshëm të tregut valutor shqiptar, por raportet e këtyre valutave në kursin e këmbimit me euron. Në ditët e fundit, euro ka humbur terren në tregjet valutore ndërkombëtare dhe kjo po sjell forcim të valutave kryesore edhe ndaj lekut./Monitor

Të këshilluara

Çfarë po ndodh me klimën evropiane?

Raporti i fundit i Copernicus mbi gjendjen e klimës së Evropës për vitin 2022 parashikoi pamjen e një kontinenti që po bëhet gjithnjë e më i nxehtë, më i thatë ...

08:07

Detaje/ Gramsh, 1 viktimë dhe një i plagosur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Gramsh, ku për pasojë një i adoleshent ka ndërruar jetë. Ngjarja ndodhi pranë shkollës 9-vjeçare Asllan Shahini’. ...

15:05

Serbia rrezikon liberalizimin e vizave

Komisioni Evropian ka pranuar se është i shqetësuar për ekzistimin e disa procedurave të lehtësuara për dhënien e shtetësisë të huajve nga ana e vendeve, të cil...

14:21

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI