Flash

Dënimi për korrupsion, ish-presidenti Sarkozy humb Apelin

Lapsi.al 17 May 2023
Dënimi për korrupsion, ish-presidenti Sarkozy humb Apelin

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, e ka humbur apelin kundër një dënimi me burgim për korrupsion.

Megjithatë, Gjykata e Apelit në Paris, ka marrë vendim që ai mund të qëndrojë në arrest shtëpiak, në vend të shkuarjes në burg.

Më 2021, Sarkozy është dënuar me tre vjet burgim për tentativë ndikimi te një gjyqtar, në një rast gjyqësor.

Sarkozy, 67-vjeçar, është ish-presidenti i parë francez që është dënuar me burgim.

Ai është dënuar pasi, sipas gjykatës, Sarkozy ka tentuar të sigurojë informacion për një rast më 2014 – pasi është larguar nga pushteti – duke sugjeruar se mund t’ia garantojë gjyqtarit një pozitë prestigjoze.

Nicolas Sarkozy ka shërbyer një mandat pesëvjeçar si president, prej vitit 2007.

Ai i ka miratuar disa politika të ashpra kundër migrimit, dhe ka tentuar të reformojë ekonominë e Francës.

Por, në atë periudhë, e gjithë bota është përballur me krizë financiare./REL

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI