Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Zgjedhjet që fundosën fabulën me Non grata dhe pro amerikanë

Lapsi.al 17 May 2023
Zgjedhjet që fundosën fabulën me Non grata dhe pro amerikanë

Përpos rezultatit maramendës së Edi Ramës, surpriza e dytë e këtyre zgjedhjeve ishte se ato i dhanë fund një dualizmi absurd, të imponuar me dhunë nga kasta politiko diplomatike dhe studiot televizive: atij midis non gratave dhe pro amerikanëve të këtij vendi.

Do të ishte tepër simpliste që argumentimi i kësaj teze të bëhej duke marrë për bazë vetëm krahasimin mes rezultateve të Berishës në raport me atë të PD-së së vulës. Këtu çështja nuk do shtrohej fare në për diskutim. Nëse në qendrën politike të vendit, në kryeqytet, përfaqësuesit e Non gratas morën 40% dhe idhtarët e thekur të vlerave pro atlanitike u votouan dhjetë fish më pak (të tilla janë raportet pothuajse edhe në shkallë kombëtare), kjo do i binte që Shqipëria të ketë formëzuar një shumicë dërrmuese anti perendimore.

LEXO ME TEJ:

Krahasimi i shifrave/ Sa bashki i dhanë Ramës votat e Alibeajt 

Por, fatkeqësisht çështja është më e komplikuar. Sepse duke ditur që opozitës (pra dy PD-ve bashkë), i munguan këtë radhë 200 mijë vota më pak në raport me zgjedhjet e përgjithshme, pyetja që duhet ngritur është se ku shkuan ato. Përmes një analize numerike të shkëlqyer, kolegu Gjergj Erebara, nga agjensia BIRN, na tregon gjurmët e rrjedhjes së kësaj vote. Dhe aty kuptojmë lehtësisht se, përmes non gratave të tjerë, zgjedhësit e rëmbyer nga ish PD-ja kanë shkuar drejt Edi Ramës. Në pak vite PSD-ja e Tom Doshit është shndërruar në forcën e tretë politike në vend. Ajo nuk ka qenë vendimtare vetëm në Shkodër dhe në Vaun e Dejës, por pothuajse në gjithë Veriun. Në Lezhë partia me kryetar non grata ka shkuar deri në 20 % ndërkohë që shumë vende në këshillin bashkiak kanë marë kristiandemokratët, që të vetmin deputet kanë pasur një personazh të djegur nga ligji i sponsorizuar prej amerikanëve, ai i dekriminalizimit. Ndikimi i drejtë apo i tërthortë i personave non grata ka qenë përcaktues edhe në garat e Tiranës, Vorës apo Durrësit. Pra përfundimi është se votat që iu mohuan non gratas më të shquar, Sali Berishës, u transferuan përmes të singjashmëve të tij drejt e në thesin e rilindjes. 

Në qarkun e Shkodrës/ Sa këshilltarë bashkiakë mori PSD në zgjedhjet e 14 Majit

Mjafton vetëm kaq për të kuptuar se konflikti provincial mes idhtarëve të atlantizmit dhe kundërshtarëve të tyre është një konstruksion i shpikur nga hiçi. Në këtë vënd me një trashëgimi vasaliteti ndaj të medhenjve edhe Sali Berisha edhe Tom Doshi edhe Vangjush Dako edhe Aqif Rakipi, janë më proamerikanë sesa shumë qytetarë të vetë SHBA-së. Prandaj duhet të dimë ta lexojmë sinjalin që na dhanë votuesit të dielën e shkuar dhe ti japim fund fabulës që nxit masturbimin intelektual të një kaste të vogël. Dasia që janë munduar të na imponojnë, ajo mes pro dhe anti perendimorëve është një mashtrim. Këtu, në këtë vend, vota nuk ka as ngjyrim ideologjik, as preferencë gjeopolitike. Ajo përbën një ekuacion të thjeshtë mes atyre që kanë forcën, për të blerë, joshur, trafikuar, manipuluar dhe të tjerëve, që nga pafuqia mundohen, ta zvogëlojnë këtë trend. 

Manipulimi me video / Si i kontrollonte Rilindja votuesit 

Si e tillë, çdo fabul e sitisur me pro dhe antiamerikanizëm është si një pardesy Yamamoto në trupin e një krimineli. Ajo thjeshtë sherben për ti dhënë një mbulesë teorike akteve banale të manipulimit.  

©Lapsi.al       

Të këshilluara

I morën! E dinim

Një pjesë e vogël e makinerisë së manipulimit të këtyre zgjedhjeve do të zbardhet në ditët e ardhshme. Ne do të marim vesh se “provat” me të cilat i'u vunë pran...

02:12

Përse Arlindin?

Ndoshta i vetmi debat idesh gjatë kësaj fushate të pasur me sharje, por të varfër në mendim, ka qenë ai nëse vota kundër dy partive të mëdha është e çuar dëm. N...

12:24

Zgjedhjet: Të rruhesh, a të mos rruhesh

Ka një moment kur njeriu, kryesisht burrat, shohin veten në pasqyrë në mëngjes, në dilemën nëse kjo është një ditë kur është mirë të rruhesh apo të ruhesh. Ky p...

13:48

E vërteta e tallavasë së Edi Ramës

Tallavaja socialiste synon ta paraqesë Edi Ramën si një “bir të popullit”, si një “çun lagje” që dëgjon Tit Vullkanin, kërcen dhe gëzon me populllin e thjeshtë ...

17:48

Kandidati virtual, Veliaj

Erion Veliaj po i afrohet 14 majit, pa bërë asnjë bilanc, pa testuar asnjë premtim dhe pa dhënë llogari për 8 vjeçarin e dy mandateve në krye të Tiranës. Ai i k...

16:47

Tre parrulla dhe gjashtë të vërteta

Parrullat e tre aktorëve kryesor në zgjedhje, PS, koalicioni Berisha-Meta dhe PD-ja zyrtare, pasqyrojnë në mënyrë perfekte realitetin aktual politik. Secila nga...

13:11

Dy garat e së njëjtës fushatë

Në këtë fushatë duket sikur po ravijëzohen dy gara paralele, e para, ajo e pamundur, për të mposhtur pushtetin e Edi Ramës dhe e dyta, e opozitës reale, për të ...

16:10

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI