Flash

Gjendet drogë në burgun 313

Gjenden substanca narkotike në burgun e sigurisë së lartë të 313 në “Jordan Misja”. Raportohet paraprakisht për ...

13:25

Beyoncé së shpejti linjë për kujdesin ndaj flokëve

Lapsi.al 17 May 2023
Beyoncé së shpejti linjë për kujdesin ndaj flokëve

Beyoncé ka zbuluar së fundmi se është në procesin e krijimit të një sipërmarrjeje për kujdesin e flokëve për nder të nënës së saj, Tina Knowles-Lawson. Kjo e fundit zotëronte një sallon flokësh të njohur në Houston në vitet '90.

"Sa prej jush do ta dinin se puna ime e parë ishte larja e  flokëve në sallonin e mamasë sime?" ka shkruar ajo në Instagram. "Destiny's Child e filloi duke performuar për klientët ndërsa ata po bënin flokët."

Beyoncé,  shkroi se ishte “në kontakt me shumë gra sipërmarrëse” në sallonin e flokëve të nënës së saj. “Pashë vetë se si mënyrat se si i ushqejmë dhe kremtojmë flokët mund të ndikojnë drejtpërdrejt në shpirtin tonë,” vazhdoi nëna e tre fëmijëve. “E pashë të shërohej dhe të shërbente për kaq shumë gra.”

Beyoncé përfundoi: “Duke mësuar kaq shumë në udhëtimin tim për flokët, gjithmonë kam ëndërruar të mbaj trashëgiminë e saj dhe mezi pres që ju të përjetoni atë që unë kam krijuar”.

Ndërsa këngëtarja e “Drunk in Love” nuk bëri të ditur detaje se çfarë është ajo që po krijon, fansat vërshuan në komente  duke thënë se ishin të emocionuar  “A do të thotë kjo që po krijoni një linjë për kujdesin e flokëve?! Çfarëdo që keni planifikuar, jam gati të paguaj”, shkroi një fanse. “Një linjë për kujdesin e flokëve!???? Oh, është koha për të bërë gati kartat e mia!!!!!" shtoi një tjetër.

Lajmi për sipërmarrjen e re të Beyonce-s vjen gati dy muaj pasi u shfaqën raporte se ajo dhe Adidas ranë dakord reciprokisht të ndaheshin pasi shitjet e linjës së veshjeve të këngëtares "Break My Soul", Ivy Park, ranë me 50 për qind. Sipas Wall Street Journal, linja e fitueses Grammy solli vetëm 40 milionë dollarë në 2022 krahasuar me 93 milionë dollarë në 2021./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Miqtë e Amber Heard kundër Johnny Depp

Johnny Depp po bën rikthimin e tij të madh në Kanë - por miqtë e ish-bashkëshortes së tij Amber Heard kanë nisur sulmet. Depp do të shfaqet në tapetin e kuq ...

13:11

Mbyllet llogaria e Instagram të Luizit

Çdo veprim i Luiz Ejlli po vëzhgohet me lupë. Momentalisht e gjithë vëmendja në rrjetet sociale dhe jo vetëm është e përqëndruar tek ai. Teksa flasim për botën...

11:36

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI